Meritoni del nga shtëpia e Big Brother VIP, përfundon në spital?
March 7, 2024Në një zhvillim të papritur në puntatën e fundit të Big Brother VIP Albania, banori Meriton Mjekiqi u përballë me një sfidë shëndetësore.
Gjatë një debati të ashpër ku po diskutoheshin dinamikat e fundit brenda shtëpisë të Big Brother, moderatori Ledion Liço e vuri re gjendjen e Meritonit, e cila dukej se nuk ishte e mirë.
Menjëherë, Liço e dërgoi atë në dhomën e rrëfimit për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve të marra nga burime të afërta me situatën dhe të raportuara nga Report Tv, Mjekiqi u mor nga shtëpia e Big Brother dhe u transportua në spitalin e Traumës. Atje ai kaloi disa orë ndërsa iu nënshtrua një sërë ekzaminimesh mjekësore për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore.
Ky ishte një ndër momentet më të tensionuara të këtij edicioni të Big Brother VIP, por ndodhi jashtë vëmendjes së kamerave dhe nuk u zbulua nga produksioni i spektaklit gjatë transmetimit live.
Pas ekzaminimeve dhe vlerësimit nga personeli mjekësor, detajet rreth gjendjes shëndetësore të Meritonit dhe se a do të kthehet ai në shtëpinë e Big Brother VIP mbeten të paqarta.
Ndërkohë, Sara shprehet se gjendja e Meritonit ka qenë shumë më serioze nga sa është treguar në transmetim.
“Nëse nuk e keni ndjekur programin 24 orë live, ju duhet të dini se Meritoni ka qenë në gjendje të rëndë për katër ditë e fundit – të vjella, temperaturë, ethet, gjendje të fikëti të vazhdueshme, dhe shpesh herë merrte infuzione”.
Sara shton se situata e rëndë e Meritonit ka sjellë reagime mbështetje prej saj dhe Bardhit, duke zbuluar se ata kanë bërë ‘dua’ (lutje) së bashku para spektaklit.
Në dukje e lodhur nga reagimet e njëanshme, Sara fton publikun të marrë në konsideratë kontekstin dhe rrethanat e vështira në vend të gjykimeve të nxituara.
revista.one/