Meritoni: Dua të kem një bebush me Ilnisën, po bëj 29 vjeç dhe…

Meritoni: Dua të kem një bebush me Ilnisën, po bëj 29 vjeç dhe…

April 22, 2024 0

Gjatë një bisede me Erjolën, Meritoni ka treguar ndjenjat e forta që ka për Ilnisë, ku shprehet se është i gatshëm edhe të bëjë një fëmijë me të dhe të krijojë familje.

Ndër të tjera Meritoni e shpjegon lidhjen e ngushtë me Ilnisën duke thënë se “hanë ushqim nga goja e njëri-tjetrit” dhe i lutet Zotit që sa më shpejt të krijojë familje me ish-banoren e BBV3.

Meritoni: E imja me Ilnisën është krejt ndryshe nga ajo që ti ke krijuar me Rozën dhe Julin.

ErjolaMua nuk më ndodhi dashuri po një shoqëri.

Meritoni: Unë e Ilnisa e hamë bukën prej gojës së njëri-tjetrit.

Erjola: Edhe ne hamë me të njëjtin piru.

Meritoni: Si mundesh ta krahasosh se unë me Ilnisën dua të krijoj familje dhe të bëj një bebush të vogël.

Erjola: O inshallah, vetëm të të bëjë.

MeritoniInshallah o Zot ndodh një qikush i vogël.

Roza: Një fëmijë është gjë e madhe ë!

Meritoni: Po kismet Zotit ndodh inshallah.

Roza: Me të vërtetë dëshiron të bësh një fëmijë me Ilnisën apo e thua për të prekur zemrat e mamave.

MeritoniMos e thuaj ashtu sepse po bëj 29-vjeç dhe dua të bëj edhe një bebush për qejf. Si mundesh që të krahasosh dashurinë time me Ilnisën me shoqërinë tënde me Julin dhe me Rozën. E juaja është interes dhe e jona është ndjenjë.

revista.one/