Meritoni e puth, plas debati me Fatjonin: S’je burrë, më prish imazhin
February 28, 2024Fatjoni dhe Meritoni janë përfshirë në një debat, ku akuzojnë njëri-tjetrin për paburrëri.
Fatjoni shprehet se “Meritoni nuk është burrë” dhe s’mund të ulet pranë tij. Meritoni e merr me të mira, madje i dërgon dhe puthje nga larg, ndërsa Fatjoni i kërkon mos ta puthë se do keqkuptohen njerëzit.
Fatjoni: Nga të gjitha këto gocat këtu i ke ofenduar në fund, në maksimum. Ti o bukurosh para dy Primeve më ke thënë nuk je burrë. Dhe unë ta them, ti nuk je burrë, jo unë.
Meritoni: Ulu këtu, hajde bebi.
Fatjoni: Nuk ulem me ty unë se nuk ke atë burrëri ti. Ti nuk ke burrni të ulësh pranë meje. Ti më prish imazhin kur jam afër teje, a e kupton? Nuk të jap më audiencë sepse je në nominim, të shtunën je jashtë. Hajde!
Meritoni: Nuk dole në Prime, por do dalësh këtë javë.
Fatjoni: Unë jam burrë, nuk e e përdor shoqërinë për të kapur Primen, unë e sqaroj me këtë që të mos kap Primen. Ti çfarë bën? Bën të kundërtën, kjo është burrnia. Unë nuk e përdor femrën dhe shoqërinë për të kapur Primen.
Meritoni: O bukurosh!
Fatjoni: Unë jam burrë dhe bukurosh.
Meritoni: Hajde bebi, hajde dashuri. ( e puth nga larg)
Fatjoni: Mos më puth mua se keqkuptohet o budalla.
Meritoni: Nuk ka lidhje, hajde këtu hajde. ( e puth sërish nga larg).
Fatjoni: O zemra ulem me burra unë jo me çunakë.
revista.one/