“M’u duk provokative”, përplasja e Meritonit me ish të dashurin e Sarës dhe ‘spicat’ që i futi Bardhit
February 7, 2024Atmosfera e shtëpisë së “BBV3” është trazuar pas hyrjes së Endrik Bebës natën e djeshme.
Reagimet e Sarës në momentin kur ish i dashuri i saj hyn në shtëpi nuk shpëtuan as nga syri i banorëve të “BBV3”. Ka qenë pikërisht Meritoni, i cili ka këshilluar Bardhin duke i treguar se nuk i pëlqeu aspak reagimi që ajo pati në ato momente.
Meritoni: Do kritikoj pak Sarën për mënyrën si reagoi. Pak rëndësi ka nëse të ka treguar, por reagimi nuk më pëlqeu. A e di për muhabetin?
Bardhi: E di, e di.
Në këto momente vjen Sara pranë tyre e cila kërkon të dijë se çfarë po i thotë Meritoni Bardhit.
Sara: Dua ta dëgjoj çfarë po i thua Bardhit.
Meriton: Unë çfarë flas me shokun tim ti e dëgjon kur duhet ta dëgjosh.
Sara: Thjesht jam bërë me hije nga këto muhabetet që bëhen nëpër cepe.
Përmendja e lidhjes së tij me Sarën tek klipi prezantues dhe reagimet e kësaj të fundit kanë shkaktuar shumë pikëpyetje tek disa nga banorët e shtëpisë. Ka qenë Meritoni ai i cili e ka marrë veçmas Endrikun për ta pyetur në lidhje me këtë gjë.
Meriton: Dëgjova mënyrën si u prezantove. Më bëri pak përshtypje kur the në fund që kam pasur një histori. Do ta diskutojmë një ditë për qejf.
Endrik: Për historinë?
Meriton: Po. Pjesa e fundit m’u duk pak provokative.
Endrik: S’kam asnjë gjë provokative. Unë të gjithë që janë këtu do t’i respektoj siç i njoh këtu brenda, Të gjithë i kam miq unë i vlerësoj që të gjithë si njerëz. Nuk më intereson as të ndërhyj.
Meriton: Cila është arsyeja që e the atë?
Endrik: Është një gjë që dihet. nuk mund të jap informacione nga jashtë.
Meriton: Nuk munde të mos e thuash fare?
Endrik: Jo. Kur të dalësh do ta kuptosh.
Ndërkohë, Sara dhe Bardhi janë sqaruar pas spektaklit për hyrjen e Endrik Bebës, ish-it të Sarës, si banor në “BBV”. Çifti kanë rënë dakord që të mos bien pre e provokimeve në shtëpi dhe se do të shmangin çdo situatë që mund të sjellë probleme mes tyre.
Pjesë nga biseda:
Bardhi: Mos u fut në panik, qetë. Çfarëdo që të ndodhë, mirësevjen këtu jemi. Përndryshe, nuk kam asgjë kundër teje. Është një gjë e kaluar, s’kam asgjë kundër as atij çunit. Nëse provokon në ndonjë pikë, mos u përziej. Ke patur çfarë ke patur, respekt. Nuk kam asgjë kundër tij.
Sara: Nuk do më shikosh në asnjë moment që të fus xixa, kurrë. Nuk dua të nxitohem me opinione sepse familja ime jashtë shikon dhe kanë qenë shumë të lënduar nga ajo çfarë ka bërë ai.
Sara: Unë uroj që ai djali me karakterin që ka të mbajë vendin e vetë. Nuk do të ndikojë absolutisht fare në marrëdhënien time me Bardhin, zero.
revista.one/