Meritoni pranon se të ftuarit paguajnë në emisionin “Gjoni Black”

Meritoni pranon se të ftuarit paguajnë në emisionin “Gjoni Black”

April 7, 2021 0

Meriton Mjekiqi në emisionin “NIN” të Klan Kosova, deklaron se merr pagesa nga të ftuarit në “Gjoni Black”.

Ai sqaroi se ekipi i tij kujdeset për mysafirët që do të jenë pjesë e emisionit.

“A është e vërtetë që ju kërkon para për të dalë në emision?”, e pyeti gazetari.

“Për këtë gjë merret ekipi im, nëse është me euro apo me diçka, por për momentin jemi Okay. Merren njerëzit përgjegjës që presin mysafirët sepse unë kam punë të tjera. Nëse kërkohet lek apo diçka. Marketingu paguhet kudo në botë, nuk është diçka “wow”. Eshtë biznes dhe ne në rregull jemi”, tha Meritoni. Ai la të kuptohet se dalja në emisionin “Gjoni Black” ka një kosto. /revista.one/