Meritoni tallet me Romeon: Je bërë meme, do ikësh si Graciano…
March 14, 2024Pas përplasjes gjatë spektaklit mbrëmjen e kaluar, që tregoi një krisje të miqësisë mes tyre, debatet mes Romeos dhe Meritonit kanë vazhduar përgjatë gjithë ditës sot.
Meritoni e quajti Romeon lojtarin më të lodhur të shtëpisë, ndërsa moderatori i tha se është më mirë që të dalë jashtë dhe “të vazhdojë analizat nga studio”.
Meritoni: Je bërë meme në këtë shtëpi.
Juli: Tamam meme o plak
Meritoni: A e di si po të të marrim në këtë shtëpi? Si relaks babi
Romeo: Rrofsh o zemra. Me kë tjetër
Meritoni: Ti të shkosh në finale?
Juli: Pse na bëre 13 vajza dhe vetëm ti djalë këtu? Pse e bëre edhe Meritonin vajzë?
Romeo: Po a më bëtë ju këtu, jemi 3 çuna?
Juli: Ti i ke dalë Rikes kundër për burrërinë e atij djali
Romeo: A the jemi 3 çuna ore
Meritoni: Po lëri o Romeo
Juli: Unë e bëra, po ti pse e bëre atë
Romeo: A u përqafuat me njëri-tjetrin ju?
Meritoni: Kush u përqafua? Karma kështu është, ti ia ke bërë dikujt, dikush ta bën ty. Ti qenke shumë i dobët në këtë shtëpi, qenke relaks, më beso
Romeo: Po të besoj
Meritoni: Më beso për atë Zot se është ditë Ramazani, më i dobëti këtu je ti
Romeo: Po pse nuk del dhe analizo nga studio, bëhu edhe ti si këta të tjerët
Meritoni: Babi, ti qenke i lodhur! Do të relaksohem me ty, sikurse je relaksuar ti me Gracianon
Romeo: Do ikësh pa u parë fare.
revista.one/