Merr fund ankthi, raketa kozmike kineze bie pranë ishujve Maldive (video)
May 9, 2021Mbetjet e një rakete kineze që po kthehej përsëri drejt Tokës janë përplasur në Oqeanin Indian, thotë agjencia hapësinore e vendit. Pjesa më e madhe e raketës u shkatërrua ndërsa hyri përsëri në atmosferë, por media shtetërore raporton se mbeturinat u ulën në perëndim të Maldiveve të dielën.
Kina këmbëngul se rreziku ishte i ulët. Mjeti Long March-5b hyri përsëri në atmosferë në orën 10:24 me kohën e Pekinit (02:24 GMT) të dielën, njoftoi media shtetërore, duke cituar zyrën e Inxhinierisë Hapësinore Kineze. Nuk ka raportime për lëndime ose dëme.
Bëhet me dije se mbeturinat nga raketa 18 tonëshe, një nga konstruksionet më të mëdhenj në dekada për të pasur një fluturim të drejtuar në atmosferë, ranë në Oqeanin Indian në një pikë me koordonata 72,47 ° në Lindje dhe 2,65 ° në Veri.
Komanda Hapësinore e SHBA, ndërkohë, thjesht tha se raketa kishte “ri-hyrë mbi Gadishullin Arabik”. Ai nuk e konfirmoi pikën e rënies të raportuar nga media kineze, duke thënë se mbeturinat kishin përfunduar në ujë ose tokë. Shërbimi i monitorimit Space-Track, i cili përdor të dhëna ushtarake amerikane, tha se raketa ishte regjistruar të udhëtonte mbi Arabinë Saudite, para se të binte në Oqeanin Indian pranë Maldiveve.
Kthimi i pakontrolluar i iraketës çoi në kritika të theksuara nga SHBA, mes frikës se mund të ulej në një zonë të banuar. Uebsajtet amerikane dhe evropiane gjurmuan kthimin e saj dhe kishte shumë spekulime në mediat sociale se ku mund të bien mbeturinat.
Segmenti kryesor nga mjeti Long March-5b u përdor për të lëshuar modulin e parë të stacionit të ri hapësinor të Kinës muajin e kaluar.