“Ma puth Luizin”, merr fund ‘armiqësia’ mes Oltës dhe Kiarës
October 14, 2025Një moment i papritur, ka ndodhur në emisionin “Goca dhe Gra”, ku Kiara Tito ka folur live me Olta Gixharin, dy ish banoret e ‘Big Brother VIP Albania’ te cilat nuk kane pasur një raport aq të mirë pas reality show-t.
Gjatë transmetimit, Olta u përfshi përmes një telefonate, dhe sapo dëgjoi zërin e Kiarës, ajo reagoi me ngrohtësi dhe sinqeritet.
“Gëzohem që po flasim bashkë, edhe pse kaq larg. Unë po kaloj një periudhë të pakëndshme, por mirë jam,” – u shpreh Olta, duke treguar se, pavarësisht vështirësive, ruan pozitivitetin dhe forcën e saj.
Ndërkohë, Kiara e pyeti me kujdes se si po ndihej, pasi një ditë më parë u bë e ditur se Olta nuk ishte mire me shendet, pasi kishte kaluar një problem me syrin.
E pyetur nga Kiara për shëndetin e saj, Olta tregon se po kalon një periudhë pak të vështirë por beson që do të kalojë.
“Ajo nuk kam lidhje me supersticionin. Po kalojë një periudhë të pakëndshme. Cdo gjë do shkojë shumë mire”, tha Olta.
“Unë kam shumë besim tek sinjalet e rastësishme. Në qoftë se je i vëmendshëm asgjë nuk është rastësi, ajo është realitet. Unë kam shumë histori. Për shembull historia më e bukur ka qenë kur bëra çunin. Nuk po ngelja dot shtatzëne pas “Big Brother”. Më doli në ëndërr që duhet të provoja për shtatzëninë. Burri ishte jashtë shtetit, i thash të vinte urgjent ditën tjetër. Pastaj bëra djalin”, tregoi Olta.
Olta nuk harroi të dërgonte edhe një përshëndetje per Lunen dhe per Luizin.
“Kiara, të përqafoj fort dhe ma puth Lunen. Meqë je, ma puth edhe Luizin,” – tha ajo me humor, duke bërë që studioja të shpërthente në të qeshura. Kiara e priti mire këtë koment, duke e shoqëruar me të qeshur.
Pas këtij dialogu të papritur, fansat kanë nisur të komentojnë në rrjet, duke e cilësuar si një moment pajtimi dhe respekti të ndërsjellë.

Moderatorja Kiara Tito foli më shumë për eksperiencën e saj në “Portokalli” por edhe mbi jetën e saj familjare si një mama me një vajzë të vogël, Lunën.
Kiara tregoi se si është familjarizuar më shumë me këtë sezon të Portokallisë, duke treguar se krahë për rritjen e vajzës ka sigurisht Luizin, të cilin e përshkruan si një baba të shkëlqyer.
“Ky sezon duket shumë energjik, akoma dhe më mirë se dy të tjerët. Jam akoma më shumë familjare dhe mezi e pres regjistrimin. Më pëlqen shumë edhe eksperienca si aktore. E kam manifestuar.
Luna më sheh në ekran shpesh dhe ka një vështrim serioz. Kur unë jam në punë kujdeset Luizi, është një baba i shkëlqyer dhe e mban Lunën edhe më mirë se unë, është detajist I fiksuar. Por edhe mami im më ndihmon shumë”, tregon Kiara.

Nderkaq, moderatorja e njohur Kiara Tito ka reaguar publikisht pas deklaratës së Dojna Memës, e cila disa ditë më parë tha se Kiara e kishte hequr nga “followers” në Instagram pa asnjë arsye. Në një intervistë për emisionin “Mirëmbrëma Yje”, Dojna kishte shprehur habinë e saj për këtë veprim, duke thënë:
“Kiara më ka hequr nga ‘followers’ dhe nuk e di pse, kot.”
Edhe pse nuk e zgjeroi komentimin, fjalët e saj lanë të kuptohej se mes dy moderatoreve dikur kishte ndodhur një ftohje.
Megjithatë, mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, Kiara Tito vendosi të sqarojë situatën dhe t’i japë fund zërave që qarkullojnë prej ditësh në rrjete sociale.
“Nuk e kam hequr unë, më ka hequr Dojna vetë. Të diskutosh këtë është si diskutim adoleshentesh. Kemi qenë kolege, kemi pirë kafe, kemi ngrënë bukë në një shtëpi. Nëse do ishte kjo merakosje kaq e madhe, do të ishte bërë kjo bisedë jashtë kamerave,” – u shpreh Kiara.
Ajo shtoi më tej se shpesh është sulmuar pa të drejtë në media, por nuk ka dashur të viktimizohet apo të ndërtojë vëmendje mbi konfliktet me të tjerët:
“Hajde të themi emrin e Kiarës dhe hajde të klikohemi. Unë nuk bëj karrierë me emrat e të tjerëve. Shumë herë jam sulmuar pa të drejtë, por nuk jam viktimizuar.”
revista.one/