Mesazh edhe për Donaldin? Bora Zemani: Nëse luan me dy vajza, do i humbasësh në fund të dyja…

Mesazh edhe për Donaldin? Bora Zemani: Nëse luan me dy vajza, do i humbasësh në fund të dyja…

December 12, 2021 0

Në puntatën e mbrëmshme të “Përputhen” u vu re një tension mes çiftit Mikela-Erjon, pas rikthimit të Rivanës dhe përballjes me të. Disa fjalë të thëna nga ish-konkurrentja irrituan Mikelën, e cila i kërkoi llogari Erjonit se përse Ritvana shprehej se mes tyre ka pasur diçka më shumë.

Në fund çifti janë sqaruar dhe një koment për këtë situatë e pati edhe moderatorja Bora Zemani.

Ajo i tha Erjonit se shpresonte që fjalët e tij të ishin të sinqerta sepse loja me dy vajza nuk është gjë e bukur dhe gjithmonë në fund djali do dalë i humbur.

“Si femër shpresoj shumë që të jesh i sinqertë në këto që thua. Loja me dy vajza nuk është asnjëherë gjë e bukur dhe gjithmonë mendoj që djali do dali i humbur në fund dhe nuk do ketë asnjërën”, tha Bora. A ishte ky një mesazh edhe për Donaldin?

revista.one/