Mesazhi i Kryepeshkopit Janullatos: Krishti u ngjall gjatë pandemisë, na solli vaksinën e shpirtit

Mesazhi i Kryepeshkopit Janullatos: Krishti u ngjall gjatë pandemisë, na solli vaksinën e shpirtit

May 1, 2021 0

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos u kërkon besimtarëve çlirimin nga urrejtja.

Janullatos thotë se në atmosferën e turbullt të krijuar nga pandemia, shfaqet shpesh një urrejtje e veçantë në shumë variante.

Imzot Anastasi shkruan se është detyrimi ynë që të kontribuojmë vazhdimisht për zbutjen e tensioneve rreth nesh. Kryepeshkoi shkruan se  vaksinën e efektshme për të përballuar urrejtjen dhe format e saj na e zbuloi Krishti. Vaksina është ofrimi i faljes me vullnet të plotë.

Pjesë nga mesazhi i Kryepeshkopit Janullatus

Ditë e Ngjalljes dhe le të ndriçohemi” me dritën paskale të dashurisë. Ajo mposht çdo lloj urrejtjeje, duke na falur lirinë shpirtërore. Ky himn përsërit fjalët e shën Grigor Theologut, i cili vazhdon më tej: “Le t’i falim të gjithë në ditën e Ngjalljes, edhe ata që na urrejnë, dhe jo vetëm ata që, të shtyrë nga dashuria, na kanë bërë të mira apo që u kemi bërë ne mirë” (PG 35, 397).

Dhe kështu do të kemi mundësinë dhe të drejtën të psalim “Krishti u ngjall!”.

Duke u frymëzuar dhe duke marrë fuqi nga e kremtja e tërëndritshme e Pashkës, që mbi të gjitha është e kremtja e pajtimit universal, le të përpiqemi të paqësohemi personalisht, duke falur madje edhe ata që na urrejnë, edhe nëse kjo na duket e vështirë.

Ngjallja e Krishtit shpall fitoren e jetës mbi vdekjen e mbi gjithë pasionet shkatërrimtare. Na fton të shijojmë çlirimin tonë nga pushteti i tyre. Dhe në një botë që përpëlitet nga armiqësi vdekjeprurëse dhe nga pandjeshmëria, le të bëhemi luftëtarë kundër urrejtjes dhe varianteve të saj të shumëllojta. Dhe, me besim të palëkundur, le të përpiqemi që të forcohet bashkimi, pajtimi, dashuria, uniteti, bashkekzistenca harmonike e njerëzve dhe e popujve.

Krishti u ngjall, vëllezër dhe motra. Me shëndet të fortë dhe shpresë gjatë periudhës së turbullt të pandemisë, dhe me lirinë e Ngjalljes në shpirtin tonë!

revista.one/