Mevlani dhe Livia kthehen në “Për’puthen” për kërcimin dhe puthjen e munguar në skenë

Mevlani dhe Livia kthehen në “Për’puthen” për kërcimin dhe puthjen e munguar në skenë

December 26, 2023 0

Mevlani dhe Livia puntatën e fundit ishin pjesë e “Për’puthen”, ku realizuan kërcimin dhe puthjen që nuk kanë arritur ta finalizojnë në programin ku u njohën.

Çifti ndau eksperiencën për marrëdhënien romantike tashmë të nisur prej kohësh, pas daljes së parë publike krah njërit-tjetrit

“Gjithmonë e kam ëndërruar një festë të tillë, pasi në rrugëtimin tim në “Për’puthen” lidhjet nuk kanë përfunduar mirë. Në fund fare kur të gjeja personin kam dashur të bëja një kërcim të tillë kaq romantik. Ja ku ia arrita”, tha ish-konkurrenti i “Për’puthen”.

Pasi ata realizuan kërcimin që u shoqërua edhe me puthjen, zbuluan se si Mevlani e ka prezantuar mamanë e tij me Livian.

Megi Pojani: A e ka takuar Livia mamanë tënde Mevlan? Më trego më tepër detaje.

Livia Brunga: Po unë e kam takuar.

Mevlan Shaba: Livia vjen shpesh tek ne. Kur ia kam prezantuar ka qenë herët dhe pak si padashje. Ne kemi qenë në plazh dhe kur u kthyem duhej të bënim dush. Unë gjeta zgjidhjen më të shkurtër dhe e dërgova tek shtëpia. Aty është njohur me mamin.

Megi Pojani: Si të ka pritur mamaja e Mevlanit?

Livia Brunga: Mamaja e me Mevlanit më ka pritur shumë mirë. Ajo më ka thënë se nuk do të përzihem tek ju por mjafton që ta shijoni ju lidhjen.

Megi Pojani: Je kthyer më në Itali, aspo ke qëndruar këtej?

Livia Brunga: Që ku kam ardhur në “Për’puthen” kam ndenjur në Shqipëri. Vetëm njëherë kam shkuar pasi mbaroi programi. Aktualisht jetoj këtu.

Mevlani dhe Livia vijojnë të lumtur lidhjen e tyre, ndërkohë treguan se kanë nisur të bashkëjetojnë. Ata ndanë edhe mendimet e tyre për konkurrentët dhe mënyrën se si ata po e vijojnë rrugëtimin e tyre në “Për’puthen”.

revista.one/