Mihrie Braha: Serbët më kërcënuan me automatik
February 20, 2021Policia serbe do të ndalonte atë dhe bashkëshortin e saj, Naim Abazin duke i kërcënuar me armë dhe fyer.
E ftuar së fundmi në emisioni “Glamour Zone”, Mihrie Braha rrëfeu:
“Kemi qenë me makinë, natën, na ndalon policia. Na thotë fikeni makinën dhe mbaj mend që e kemi parë veten në ferra. Ishim vetëm ne të dy në makinë, policia dhe asnjë tjetër. Ishim me automatik te koka me Naimin dhe mbaj mend që mbylla sytë, edhe prita kur do më kapte plumbi. Ata na shanë dhe fyen serbisht, më pas njëri nga policët na tha të iknim. Aq e tmerruar sa isha, të isha në timon, unë nuk do kisha ndezur dot as makinën. Në atë situatë njeriu përjeton traumë.”