Mikela dhe Erjoni puthen para syve të gjyshes në studion e Për’puthen
April 4, 2022Erioni dhe Mikela kanë zhvilluar për herë takim 4 minutësh në studio, ndërsa e ftuar në studio ishte edhe gjyshja.
Mikela e pyeti Erionin për momentin më të hidhur dhe ai komentoi takimin e saj me Bledin, kur mendoi se po shfrytëzohej.
“Momenti i pianos se edhe pse kishte vajza të tjera, isha i fokusuar tek ti. Ndjeja se po më shfrytëzoje dhe fillova me të miat duke përdor me disa e duke dal me disa”, tha Erioni.
Ndërsa momentin më të bukur e lidh me puthjen që i dha. Pas kësaj, të dy shkëmbejnë puthje në buzë dhe Mikela duke qeshur thotë: “Jo në sy të nënës se është turp.”
Gjyshja: Porosia ime është të mos fyeni vajzat
Gjyshja e Mikelës ishte e ftuar në puntatën e Për’puthen ditën e sotme.
Ajo u takua për herë të parë me Erionin, i cili po vijon njohjen me Mikelën dhe nuk kishte vërejtje për asnjërin prej tyre.
Porosia e saj e vetme ishte që të mos fyejnë vajzat dhe i pëlqen këto kohëra kur vajzat zgjedhin vetë me kë duan të kalojnë pjesën tjetër të jetës.
Gjyshja: Po ia ka pëlqyer syri asaj, ne të pëlqyer e kemi. Nëse nuk ka debate, nuk ka rezultate.
Bora Zemani: Një vërejtje nuk e ke për Mikelën?
Gjyshja: Fare. Për mua si gjyshe e ndjej që nuk ka.
Arjan Konomi: Po kur e ngre ndonjëherë zërin?
Gjyshja: Nuk bërtet. Mikela bërtet atje ku e shikon se nuk ecën mirë puna. Tani puna i ka këto. Dua vetëm një porosi, po të jetë mundësia që ta mbani pak inatin, të mos i fyeni gocat se i kemi pikë të dobët. Shyqyr që ka ardhur kjo kohë se jam martuar 13 vjeçe me një burrë 30 vjeç. Kur hyri burri, u përplasa nga njëri cep në tjetrin, u tremba. Nuk ia ktheja dot babait se atij nuk i kthehej fjala në atë kohë.