Ministrja kthehet nga Britania e Madhe me 1500 të burgosur shqiptarë

Ministrja kthehet nga Britania e Madhe me 1500 të burgosur shqiptarë

July 27, 2021 0

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë vizitës së saj zyrtare, me ftesë të autoriteteve britanike, nënshkroi marrëveshjen e transferimit të dënuarve ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Marrëveshja ka për qëllim zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e të drejtës penale ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut si dhe çuarjen më tej të qëllimeve të drejtësisë dhe rehabilitimin shoqëror të personave të dënuar.

Aktualisht, marrëdhëniet e bashkëpunimit gjyqësor të Republikës së Shqipërisë me Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, sa i takon transferimit të personave të dënuar rregullohen me marrëveshjen për transferimin e personave të dënuar, e cila është ratifikuar nga Kuvendi në vitin 2013.Palët kanë lehtësuar zbatimin e marrëveshjes duke përmirësuar dispozitat që lidhen me dokumentacionin e nevojshëm për transferimin e të dënuarve. Përpos kësaj, janë përmirësuar parashikimet që lidhen me vazhdimin e ekzekutimit të dënimit nga shteti marrës, duke parashikuar se shteti marrës përshtat dënimin sipas përcaktimeve që gjenden në këtë projektmarrëveshje.

Ministrja Gjonaj, gjatë vizitës së saj është takuar me Ministrin Philp, që gjatë diskutimeve vuri në dukje që për Repulikën e Shqipërisë është me rëndësi rehabilitimi dhe riintegrimi i të gjithë shtetasve shqiptar, pavarësisht vendit të kryerjes së veprës penale.

Për këtë qëllim, kjo marrëveshje është një instrument i mirë që i garanton shtetasve shqiptar, mundësinë për të kërkuar transferimin e dënimit në Republikën e Shqipërisë, që do të lejonte pasjen e kontakteve më të shpeshta me familjarët e tyre, dhe rrjedhimisht ndihmon në riintegrimin më të shpejtë të tyre ne vendin e origjinës.

Nga ana tjetër, Ministrja Gjonaj vuri në dukje që Shqipëria ka ndërmarrë një reformë të thellë gjyqësore, që tashmë, po shoqërohet edhe me një reformë të thellë në sistemin penitenciar. Në kuadër të reformës në sistemin penitenciar, përveç përmirësimit të legjislacionit të kësaj fushe, Ministria e Drejtësisë ka si qëllim edhe përmirësimin e kushteve të trajtimit të të dënuarve.

Për këtë qëllim, Ministria e Drejtësisë, znj. Gjonaj u takua dhe me Ministrin Chalk, me të cilin zhvilloj një bisedë të frytshme mbi sistemin penitenciar.

Ministrja Gjonaj ashtu edhe Ministri Chalk, diskutuan diskutuan mbi mundësinë e mbështetjes nga pala britanike nëpërmjet rikonstruksionit apo ndërtimi të të një burgu të ri mbi projekte konkrete, i cili do të mund të përmirësojë kushtet që vuajnë dënimin të burgosurit shqiptar dhe në uljen e popullimit në burgjet shqiptare.

Kjo është marrëveshja me 5 pika nga ku është rënë dakord që:

1-Mes dy vendeve të nisë në vjeshtë, transferimi më shumë të burgosur shqiptarë nga burgjet angleze për në ato shqiptare.2-Nuk do të ketë lirim të parakohshëm pas transferimi. Të burgosurit do të vuajnë të plotë dënimin e dhënë në Angli në burgjet shqiptare.
3-Të burgosurit e transferuar i ndalohet hyrja në Britaninë e Madhe.

4-Shqipëria do të paguajë koston e strehimit të burgosurve të transferuar nga Britania e Madhe.

5-Pala britanike do të paguajë vetëm koston e sjelljes së tyre me avion.

Në terma ekonomik nga kjo marrëveshje fiton Britania e Madhe të cilës për të mbajtur 1500 të dënuarit shqiptarë në burgjet e saj çdo vit i duhet të shpenzojë mbi 78 milion stërlina.

Ndërkohë shtetit shqiptar nëse të gjithë këta të burgosur do të transferohen, çdo vit do t’i duhet të shpenzojë mbi 13 milion euro, pasi kostoja vjetore e mbajtjes të një të burgosuri në Shqipëri është mbi 9.000 euro.

Sipas statistikave të ministrisë së drejtësisë angleze, Shqipëria renditet e para ndër nacionalitetet e huaja me numrin më të madh të shtetasve të saj në burgjet e shtetit ishull të dënuar për vrasje, trafik kokaine apo edhe për ngritje të fermave të kanabisit.

Të burgosurit shqiptarë në mënyrë të shpeshtë kanë zënë faqet e para të medias angleze pasi përmes telefonave ilegal publikojnë nga qelitë e burgjeve foto në rrjetet sociale sikurse për të mbajtur lidhje me grupet kriminale.

revista.one/