“Nuk jemi në lidhje”, Brikena i vë pikat mbi “i” raportit me Mateon
March 21, 2026Marrëdhënia e Mateos dhe Brikenës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, ka qenë me ulje dhe ngritje.
Pas një sqarimi me njëri-tjetrin mbrëmjen e djeshme, dita e sotme ka nisur më e qetë dhe me puthje e përqafime. Teksa qëndronin jashtë duke shijuar rrezet e diellit, ata folën dhe për raportin e tyre.
Pjesë nga biseda:
Mateo: O majmuni im ti, o toksikja ime ti.
Brikena: O shëmtaraqi i vogël ti
Mateo: Ishim dy, u bëmë një, jemi çifti simpatik.
Brikena: Jemi shokët simpatikë, me na dëgjuar Rogerti tani duke thënë shokët. Ama ne dje realisht po flisnim, për shembull, kur pajtohesh është ajo kënga ‘shoqe, shoqe kallamoqe, unë një vëlla, ti një vëlla, kurrë s’kemi me u nda’, e ai na ka dëgjuar.
Mateo: ça shokë moj, ç’punë kam unë shok me ty.
Brikena: Pëlqim kemi për njëri-tjetrin, jemi duke u njohur, por që në lidhje nuk jemi, shokë jemi.
Mateo: E di atë shprehjen ‘qejfi ma ka dhe buza s’ma mban’, i përshtatet formatit tënd.
Brikena: Ik andej, i përshtatet formatit.
revista.one/


