“Mirëmbrëma o…” Promoja e BBVA4 është një kunjë për Arbana Osmanin

“Mirëmbrëma o…” Promoja e BBVA4 është një kunjë për Arbana Osmanin

December 10, 2024 0

Pasditen e djeshme jemi njohur me promon zyrtare të “BBVA”. Mirëpo, ajo që bie në sy gjatë promos është se Ledion Liço në disa momente duket se hedh disa thumba.

Kjo është një nga promot më të veçanta që ka bërë Big Brother në historinë e tij. Ledioni ka bërë autoironi me veten, ku ai ka përdorur batutat që u bënë meme nga sezoni kaluar, dhe fjalët më të përdorura prej tij. Sigurisht nuk mund të lihej pa u vënë re edhe ngacmimi ndaj Arbana Osmanit.

Në këtë promo Ledioni ka luajtur me veten dhe e ka bërë me shumë sportivitet.

Ai e nis me shprehjen: “I yti ta fut” dhe e mbyll me një libër ku kërkon sinonime të fjalës “yje”.

Rikujtojmë që fjala “Mirëmbrëma yje”, u përdorur fillimisht nga Arbana Osmani në dy edicionet e para të “Big Brother VIP Albania” (BBVA), dhe më pas edhe nga Ledioni në edicionin e tretë të këtij programi. Pas përhapjes së përdorimit të këtij shprehje në formatin e famshëm të BBVA, Arbana Osmani vendosi ta përdorë atë në një tjetër kontekst, duke e bërë titull të një emisioni të saj, duke e quajtur pikërisht “Mirëmbrëma yje”.

Dhe me sa duket, në promon e re, Ledioni po kërkon një sinonim për ta zëvendësuar fjalën “yje”. Ai provon disa opsione si, “mirëmbrëma kasiopianë” apo “mirëmbrëma galaktikë”.

revista.one/