Miri tenton t’i qëllojë me shuplakë Mateos, banori zgjidhet i preferuari i publikut
February 18, 2026Një situatë e tensionuar është regjistruar gjatë ditës së sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku dy banorët, Miri dhe Mateo, janë përfshirë në një debat të ashpër që për pak sa nuk ka përfunduar në përplasje fizike.
Të dy janë parë duke diskutuar me tone të larta, ndërsa tensioni mes tyre është rritur nga momenti në moment.
Në një çast që ka shqetësuar edhe banorët e tjerë, Miri është afruar në mënyrë kërcënuese ndaj Mateos dhe ka bërë një gjest sikur po e godiste me shuplakë, duke krijuar një atmosferë të rënduar në shtëpi.
Gjatë diskutimit me tone të ashpra mes tyre, Mateo e ka quajtur Mirin “lepurush”.
Ndërkohë Miri i është kundër përgjigjur duke i thënë që “ke filluar të bësh garipin”.
Mateo: Hajde provoje shpullën.
Mateo: Të shohim sa i fortë je.
Miri: A do ma presësh veshët? Më the do të pres veshët, hajde preje veshët.
Mateo: Hajde pra, gjuaje shpullën.
Mateo: Ti ke ardhur për dhunë fizike.
Miri: Veshët, veshët, a do m’i presësh veshët? Hajde pra m’i pre veshët.
Mateo: Hajde pra se do më gjuash.
Miri: Ti erdhe për të gjuajtur.
Mateo: Ku e pe ti që erdha unë për të gjuajtur?
Miri: Ti erdhe këtu se unë isha këtu, hajde pra gjuaj.
Mateo: Rri urtë aty, ose mos u ço fare.
Mateo: Para teje jam më i madhi, o sa i lartë jam unë para teje. Ke mbaruar, je leckë.
Miri: Ke filluar të bësh garipin.
Miri: Po më gjuaj ti, preje veshin.
Mateo: Ty nuk të llogaris fare unë.
Nderkaq, Mateo është zgjedhur nga publiku si banori më i preferuar deri në këtë pikë të lojës.
“Jam jashtëzakonisht shumë i lumtur. I falënderoj jashtë mase. Jemi këtu vetëm prej publikut dhe gjykohemi prej tij”, u shpreh ai.
Mateo, si i preferuari i publikut, bëri një zgjedhje që kishte lidhje me nominimet. Ai duhet të zgjidhte pesë banorë që do fitonin imunitet dhe ai vendosi: Gimbo, Shëndriti, Kristi, Greta dhe Brikena.
Ndërkohë në televotim nga një nominim ballë për ballë shkuan: Miri, Selin, Mali, Marko dhe Juela.

revista.one/


