“Miss Globe” kurorëzohet në “Opera”, dy fitueset e kaluara: Prezantuam vendin me krenari
October 5, 2022Miss Globe (nga Deliart Association) rikthehet në 15 tetor në skenën e Teatrit të Operas.
“Këtë vit kompeticioni i Miss Globe shënon edicionin e 19-të, që nga momentin që ne kemi organizuar të parin në Amfiteatrin e Durrësit në 2004-ën”, thotë regjisori e producenti Petri Bozo.
Bukuri femërore nga mbarë globi, gjuhë e kultura të ndryshme, do t’i prezantohen publikut në një formë krejt unike, përmes koreografisë së harmonizuar me muzikën operistike.
Për pjesëmarrëset nga e gjithë bota, Miss Globe është një eksperiencë e papërsëritshme, që shkon përtej bukurisë.
Siç rrëfejnë dy fitueset e viteve të fundit filipinezja Maureen Montagne dhe shqiptarja nga Kosova Lorinda Kolgeci, kjo eksperiencë u ka shërbyer për të promovuar veten, për të njohur njerëz e kultura të reja, por edhe për të prezantuar më të mirën e vendeve që përfaqësojnë.
“Kur unë prezantoj vendin tim, unë sigurohem që të tregoj një copëz të saj, qoftë edhe përmes veshjeve, dizenjimeve tipike, kulturës, ushqimeve. E mbi të gjitha të tregoj dashurinë që kam për popullin filipinez”, thotë Maureen Montagne ,Miss Globe 2021.
“Duke qenë përfaqësuesja e shtetit më të ri, jam përpjekur tu rrëfej njerëzve ku gjendet Kosova, kulturën e saj, ushqimin, dhe diçka që e kam shumë përzemër si kërcimin tradicional të Kosovës”, shprehet Lorinda Kolgeci, Miss Globe 2020.
Deri në finalen e Miss Globe, ku do të kurorëzohet më e bukura, e do të jepen një sërë vlerësimesh të tjera si çmimi për elegancën, kostumet e miqësinë, ngjarja e bukurisë vijon me një sërë turesh në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
revista.one/