Miss-i i sapozgjedhur i futet politikës, Adriana Matoshi: Një femër si ajo i duhet shtetit
July 15, 2021“Miss Universe Kosova”, Tuti Sejdiu, fitoi kurorën e më të bukurës në spektaklin e bukurisë, duke fituar biletën që ta përfaqësojë Kosovën në “Miss Universe”.
Tuti i befasoi të gjithë pak ditë më parë, kur vendosi të ndajë publikisht historinë e saj dhe atë të familjes së saj. Ajo tregoi se si ishte përdhunuar në moshën 13-vjeçare dhe se si e ka të pamundur ta takojë babanë të cilin e ka në burg dhe nuk ka asnjë informacion për të.
E prekur nga ky rrëfim është edhe aktorja dhe deputetja e njohur Adriana Matoshi, e cila mesa duket e ka njohur Tutin prej kohësh, pasi të dyja kanë prejardhje nga i njëjti qytet – Gjilani.
Matoshi publikoi një fotografi me bukuroshen Sejdiu në InsatStory, duke shkruar në superlativ për historinë frymëzuese që ajo e ndau me publikun.
“Tuti Sejdiu, një çikë e fortë që vendosi me shpalosë historinë e saj në momentin që fitoi titullin e më të bukurës në ‘Miss Universe Kosova’! Qëllimi i saj nuk ishte titulli i më të bukurës, po prurja e drejtësisë në vend! Ajo tani është në duar të sigurta dhe me njerëzit që punojnë për të çuar në vend amanetin e saj! Një femër si ajo i duhet shtetit! E fortë, e bukur dhe shumë motivuese”, ka shkruar Adriana në InstaStory.
Adriana Matoshi për herë të parë është zgjedhur edhe deputete e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe ka ngritur zërin disa herë për çështjet e kulturës dhe teatrit në parlament.