‘Miss Universe’, Tuti Sejdiu e pranishme në protestën në Ferizaj për vrasjen e 18-vjeçares

‘Miss Universe’, Tuti Sejdiu e pranishme në protestën në Ferizaj për vrasjen e 18-vjeçares

August 25, 2021 0

Tuti Sejdiu, për publikun shqiptar u bë e famshme që nga përzgjedhja e saj si “Miss Universe Kosova 2020”.

Bukuroshja nga Gjilani po ashtu mori vëmendje edhe për historinë e saj të trishtë, pasi si fëmijë 13-vjeçar ishte përdhunuar, por edhe i kishte shpëtuar një trafikimi.

Sipas raportimeve që ka bërë, thuhej se komshiu i familjes ishte ai që e mori Sejdiun dhe e depërtoi në Novi Sad të Serbisë, duke e detyruar të kalojë nëpër duart e shumë meshkujve pa dëshirën e saj.

Së fundmi ka qenë e pranishme në protestën e organizuar në Ferizaj, në shenje revolte ndaj vrasjes së 18-vjeçares.

Në pamjet që ka ndarë në rrjete sociale, Sejdiu shkroi: “Sot në protestë për MARIGONEN dhe për të gjitha viktimat e dhunës, shantazhimit, kërcënimit, trafikimit. Ti luftojmë këto dukuri të tmerrshme që raste të tilla të mos kemi më”.

“Uroj që organet e drejtësisë ta dënojnë maksimalisht këtë përbindësh. Marigonën nuk e kthejmë dot, por mund te shpëtojmë edhe shumë Marigona të tjera. Raporto dhunën & mos duro”.

Protesta u organizua nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore përballë stacionit policor në Ferizaj.

Kujtojmë që lidhur me rastin, Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj është arrestuar në një fshat në afërsi të Ferizajt.

revista.one/