Misteri “i zhdukjes” dhe rikthimit të faqes së Luiz Ejllit në Instagram

Misteri “i zhdukjes” dhe rikthimit të faqes së Luiz Ejllit në Instagram

March 22, 2023 0

Mëngjesin e sotëm faqja zyrtare e Luiz Ejllit është mbyllur. Pak çaste më vonë, ajo është rihapur. Shoqja e Luizit Jurgena si duket është në ‘luftë’ në Top Channel për të drejtat mbi këtë faqe.

Këta të fundit, kanë kërkuar ta kenë nën kontroll “Instagramin” e Luizit, ndërsa Jurgena ka insistuar që ta mbajë dhe ta menagjijë atë, duke ia ndërruar emrin me të motrës së këngëtarit, Ina Ejlli.

Nuk dihet se ç’fshihet saktë pas kësaj mbyllje, por që sipas lajmeve që po qarkullojnë nëpër media, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje që ka ndodhur.

Emri ‘Gena’ është bërë i njohur brenda shtëpisë së BBV nga Luizi, i cili ka shprehur se është mikesha e tij dhe i ka kërkuar përmes kamerave, që të kujdeset për rrjetet e tij sociale.

Por së fundmi disa ndryshime kanë ndodhur me llogarinë e tij të Instagramit, duke nisur nga emri, i cili nuk është më ‘Luiz Ejlli’ por ‘Ina Ejlli’, emri i motrës së tij.

Por në rrjet po qarkullon një tjetër lajm që lidhet me një kërcënim të bërë nga ‘Top Channel’.

“Unë nuk flas gënjeshtra pas shpine, ty të ka bërë leckë dhe Luizi nga brenda shpisë por ti nuk ndalesh, i prishi 200.000 kontrate me Golden Eagle sepse do fuste b-52 ne top channel. Prandaj instagrami Luizit sot mban emrin e motres së tij. Tani dil e thuaji njerzve ca të kanë mësuar te zyra… përça dhe sundo!”- shkruan Anaidi.

Gena pranon se kërcënimet ndaj saj kanë qënë të shumta si nga Topi e nga Meridiani.

“Thelbi është se instagramin e kanë dashur prej kohësh. Kam qënë nën kërcënimin e Meridianit gjatë gjithë kohës pastaj Topit, janë bërë bashkë, se di a mbyllën a jo”- shkruan Gena e cila pohon se ka qënë e kërcënuar.

Pas gjithë situatave të ndodhur ditën e djeshme, llogaria zyrtare e Luiz Ejllit në Instagram nuk është më aktive. Në një kërkim të thjesht në rrjetin social, profili i këngëtarit, të cilit ditën e djeshme iu vendos emri “Ina.Ejlli”, rezulton i mbyllur.

Ndërsa nuk dihen arsyet e kësaj që ndodhi së fundmi me profilin e Luizit, pasi nuk ka një sqarim zyrtar, mund të supozohet se kjo lëvizje vejn nga familjarët e tij, të cilët morën dje kontrollin e rrjetit social. Duke rënien e shpejtë të numrit të ndjekësve të Luizit në Instagram, familjarët e tij mund të kenë marrë këtë masë për të evituar një rënie më të madhe të “followers-ave”.

Sigurisht, nuk përjashtohet mundësia se në gjithë këtë histori ka “gisht” edhe “Top Channel” dhe kjo lëvizje mund të ketë ardhur pikërisht për të “mbrojtur” llogarinë e Luizit. Një tjetër supozim është se Instagram-i mund të ketë rënë re e një sulmi kibernetik.

revista.one/