Mjafton predha e Lenjanit, Kombëtarja e nis me këmbën e mbarë

Mjafton predha e Lenjanit, Kombëtarja e nis me këmbën e mbarë

March 25, 2021 0

Kombëtarja e ka nisur me këmbën  e mbarë fushatën kualifkuese të Botërorit edhe pse me Andorës ia doli me rezultatin 0-1. Golin e ndeshjes e realizoi Emir Lenjani.

Ashtu siç u shpreh edhe në konferencën për shtyp trajneri Reja i ka besuar lojtarëve me eksperiencë në kombëtare për ndeshjen e parë kualifikuese të Botërorit kundër Andorës pavarësisht se në letër ishin 90 minuta të lehta.

Italiani ka zgjdhur në portë kapiteni Berisha para Thomas Strakoshës, ndërsa në mbrojtje ka rreshtuar futbollistët që luajnë në Seria A. Kumbulla, Ismajli dhe Gjimshiti janë në prapavijë, ndërsa nga krahët Hysaj dhe Lenjani. Asnjë surprizë edhe në mesfushë ku janë vendosur Gjasula, Bare dhe Memushaj, ndërsa në sulm Manaj mbështet nga Cikalleshi.

Goli

Goditje potente e Lenjanit, Kombëtarja kalon në avantazh kundër Andorës

41’ Kombëtarja ka kaluar në avantazh falë një goli tejet të bukur nga Emir Lenjani. Mëngjarashi pas një topi të bukur në zonë ka goditur fort duke shtangur portierin kundërshtar.

Pjesa e dytë nisi po me vrull për kombëtaren tone dhe sërish u shpërdoruan disa raste dhe me kalimin e minutave ekipi uli dhe ritmin për të menaxhuar rezultatin. Reja në minutën e 62 bëri dy zëvendësime për të freskuar skuadrën me aktivizimin e Uzunit dhe Laçit në vend të Manaj dhe Memushaj.

Minuta të qeta për përfaqësuesen deri në fund teksa Andorra nuk rrezikoi asnjëherë. Edhe aktivizimi I Roshit me Brojën nga trajneri Italian nuk solli ndryshim të situates me ndeshjen që mbyllet 1-0. Një sfidë që kishte më shumë presionin e rezultatit dhe është rezultati maksimal ajo që ka rëndësi për Shqipërinë, 3 pikë dhe start triumfues.

Ndërkohë që rivalët e tjerë të grupit tonë, Anglia ashtu siç pritej shkatërroi San Marinon me rezultatin 5-0 ndërsa surpriza ndodhi në Budapest ku Hungaria mori një pike në barazimin 3-3 ndaj Polonisë. /revista.one/