Mjekët shkojnë në shtëpinë e Big Brother, Luizi nuk ndihet mirë…

Mjekët shkojnë në shtëpinë e Big Brother, Luizi nuk ndihet mirë…

February 28, 2023 0

Teksa të gjithë ndodheshin në oborr duke u argëtuar në mbrëmjen e organizuar fillimisht për vajzat, Luizi u tërhoq në dhomën e gjumit.

Atje ai filloi të dridhej, ndërsa Nita Latifi e pa dhe iu afrua, duke u interesuar për gjendjen e tij. Për të mos alarmuar të tjerët, Luizi ka shkuar më pas në dhomën e rrëfimit.

Ndonëse e gjithë kjo situatë nuk u pasqyrua në kamera, sërish disa biseda midis banorëve kanë lënë të kuptohet se në shtëpinë e “BBV” mbrëmë ka shkuar edhe një mjek.

Kjo gjë është dëgjuar të thuhet nga Maestro, ndonëse Kiara i ka kërkuar të mos e diskutojë si çështje. Vetë moderatorja nga ana tjetër në një bisedë me Ermionën, ka thënë që Luizit i duhet ilaçe specifike.

Kujtojmë se, Luiz Ejlli pasi rrëfeu në fillim të edicionit se vuante nga një sëmundje e rrallë, produksioni i “mëshirshëm” i dha mundësinë të kryente të gjitha ekzaminimet gjatë “Prime-it”. Ai u kthye në shtëpi si “gënjeshtar” me banorët të cilët i dolën krejt kundër.