Moderatore në një emision televiziv, Sara merr gjithë mbështetjen e PM

Moderatore në një emision televiziv, Sara merr gjithë mbështetjen e PM

February 28, 2022 0

Prej  marsit, Sara do të jetë moderatore e Kosheres. Ajo të prezantojë sezonin e ri të emisionit që më parë moderohej nga Jona Saphiu.

Ajo komentoi për herë të parë propozimin e marrë e ftuar në “ABC e pasdites”. Sara tregoi se e kishte pritur telefonatën e skenaristes në dush. Fillimisht tha se kishte menduar se ishte ndonjë korrier, ndërsa më pas mendoi se do të ishte e ftuar në emision.

“Stafi i Kosheres njofton publikun se këtë sezon, spektakli do të ketë një moderatore të re. Ne i urojmë mirëseardhjen Sarah Berishës. Gjithashtu falenderojmë moderatoren Jona Spahiu për kontributin e dhënë.” -shkruhet në postimin në fjalë.

Edhe vetë Sarah, ndonëse nuk ka treguar detaje përmes një videoje në Instastory i tregon ndjekësve se shpejt do të ndajë me ta fillimin e një projekti “emocionues” për të. Gjatë sezonit të kaluar “Kosherja Shoë” u moderua nga Bes Kallaku dhe Jona Spahiu teksa ende nuk ka detaje nëse krah Sarah këtë herë do jetë Besi apo ndonjë fgurë tjetër.

Ftesa për t’u bërë moderatore e kishte habitur, për shkak se nuk ka pasur ndonjë eksperiencë të ngjashme, ndaj Sara tha se për vendimin përfundimtar u këshillua me të atin dhe të dashurin e saj.

Dj PM, me të cilin nisi një lidhje dashurie brenda shtëpisë së Big Brother Vip i kishte shprehur mbështetjen e tij të plotë në rrugëtimine ri të Sarës dhe sigurisht nuk mund të pritej gjest më i bukur nga PM, i cili vazhdimisht ka shprehur kujdesin dhe përkushtimin e tij ndaj blogeres.

revista.one/