Momente lumturie: Mirlind Daku dhe Vesa bëhen prindër për herë të parë
December 18, 2025Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, është bërë baba për herë të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë ai vetë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka zbuluar edhe gjininë dhe emrin e foshnjës. Mirlind Daku dhe partnerja e tij, modelja Vesa Vllasaliu, janë bërë prindër të një vajze, të cilën kanë vendosur ta quajnë Miresa.
Krahas një fotografie ku shihet dora e vogëlushes së porsalindur, Daku ka shkruar: “Elhamdulilah, falënderimi i takon vetëm Krijuesit për këtë ndjenjë. Miresa ime, uroj që të kesh shëndet dhe shumë fat në jetë!”

Prej kohësh, fansat kishin dyshuar se Vesa ishte në pritje të ëmbël, por modelja është kujdesur që ta mbajë të fshehtë këtë lajm deri në lindjen e vajzës. Vesa Vllasaliu kishte bërë të ditur për ndjekësit e saj se ndodhej në një lidhje me Mirlind Dakun vetëm disa javë më parë.
Edhe pse për më shumë se një vit romanca e tyre ishte mbajtur larg syrit të publikut, ishte vetë modelja ajo që e konfirmoi lidhjen në përvjetorin e tyre, duke publikuar fotografi me lulet e dhuruara nga Daku dhe momente intime mes tyre.
revista.one/


