Momente romantike, Dolce bisedon me banorët e Big-ut, ja çfarë i tha Edi

Momente romantike, Dolce bisedon me banorët e Big-ut, ja çfarë i tha Edi

December 5, 2025 0

Sonte në Prime është komentuar shkuarja e Dolces në Grande Fratello. Protagonist i ngjarjes është edhe Edi, partneri i saj brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova. Ai ka thënë se, edhe pse e di ku është ajo, nuk po ndihet më i liruar. Ndërkaq ka shtuar se nuk beson që Dolce do të ndihej më mirë me një italian sesa me një shqiptar.

Banorët patën një surprizë të veçantë, kur Dolce realizoi një lidhje direkte nga dhoma e rrëfimit në “Grande Fratello” me shtëpinë e “BBVK”.

Megjithëse në formatin italian, Dolce kishte deklaruar se është beqare dhe nuk ka lidhje me asnjë banor të “BBVK”, në transmetimin e së premtes ajo u shpreh: “Zemrën e kam ende aty”, duke lënë të kuptohet qartë se fjalën e kishte për Edin.

Gjatë lidhjes, ajo pati mundësinë të flasë shkurt me Edin, ku të dy shkëmbyen disa fjalë të ëmbla dhe shprehje dashurie, duke rikthyer emocionet e fansave të çiftit dhe duke ndezur interesimin për zhvillimet e ardhshme brenda shtëpisë.

revista.one/