Monologu i aktorit: Populli është si fëmijë, i pëlqejnë të pasmet në TV, të luajë, të flejë…

Monologu i aktorit: Populli është si fëmijë, i pëlqejnë të pasmet në TV, të luajë, të flejë…

April 1, 2021 0

Populli është si një fëmijë, nuk kupton asgjë nga politika. Nëse i flet për revolucion ai e merr seriozisht dhe e bën me të vërtetë. Ndaj partitë janë treguar të zgjuara, e kanë detyruar ta shohë revolucionin vetëm nga larg, si një valetë në televizor.

Populli është si fëmijë, i pëlqen të shohë balerinat në televizor. Meshkujt i ngulin sytë në televizor se u pëqen të shohin të pasmet e valetave. Femrat i ngulin sytë në televizor sepse duan të kenë të pasmet e valetave, që u pëlqejnë aq shumë meshkujve. Të gjithë shohin të pasmet në tv. Por të gjithë e dinë se televizori është një paisje elektro-shtëpiake, se të pasmet e tilla ekzistojnë vetëm aty brenda. Hedhin vështrimin nëpër shtëpi dhe e gjejnë veten të plandosur në divan pa të pasme e pa valeta. Por janë të kënaqur gjithsesi, janë të kënaqur sepse e dinë që kur të ndezin televizorindo gjejnë gati live një të pasme gati për t’u soditur. Nuk ka rëndësi nëse janë të pasme fallco si përralla e Hirushes, e rëndësishme është që pasi tëshohin tëpasmet në trasnmetim të drejtpërdrejtë t’ja fusin gjumit top. Populli e do revolucionin, por duhet t’ja prezantosh si të ndenjurat e valetave, të bukura e të pamundura. Duhet t’ja tregosh si përralle.

Populli është si fëmijë, do të ketë gjithmonë të drejtë. Atëherë kush qeveris popullin,duhet t’i thotë se të tjerët e kanë gabim dhe të tjerët janë ata që mendojnë ndryshe dhe janë ndryshe nga masa. Populli është fëmijë e si cdo fëmijë do të luajë. E në lojë ka gjithmonë një që fiton e një që humb. Dhe popullit i pëlqen shumë futbolli, një lojë ku nuk mund të jetë në skuadër e protagonist, por mundet thjeshtë ta ndjekë nga ekrani. Populli ulet e sheh ndeshjen, bërtet, acarohet, nervozohet si një fëmijë e kur vjen darke e zë gjumi si qengj.

Është si fëmijë populli, është i mirë shumë, si dele, e di që jeta është si një ndeshje futbolli në televizor, si finalja e Botërorit, të gjithë e shohin, por me top mund të luajnë vetëm dy skuadra. I bukur futbolli, e bukur jeta, vetëm pak mund ta shijojnë duke luajtur, të tjerët kënaqen vetëm duke bërë tifozllëk.

Populli është fëmijë, nëse ia vjedh karamelet fëmija  tërbohet, por nëse ia vë në vitrinë i blen menjëherë. Ti që je më finok se populli ia shet me dyfishin e asaj që vlejnë. Dhe kështu, për cdo karamele që blen populli, një ia shet dhe një ia vjedh. Nëse fut duart në xhepin e popullit je hajdut, por nëse populli vjen e zbraz xhepat tek ty është ligjësi e tregut. Populli është fëmijë, i pëlqejnë karamelet, blen me shumicë e i con në shtëpi dhe as i ha. I hedh në një cep e i harron aty. Se fëmijëve iu pëlqen të blejnë e të blejnë e të blejnë dhe ti që je më i madh se populli i shet cdo gjë. Populli ka uri? Ti i shet mbeturina derisa t’i plasë barku. Populli do ideale dhe ti ia shet, mandej populli i con në shtëpi e ndoshta nuk u beson me. Dhe i hedh në plehra. Më mirë, shumë më mirë, se me këtë rast populli kthehet në supermarket të blejë karamelet.

Populli është fëmijë dhe bën shumë pyetje. Ti nuk ia thua dot të vërtetën. Psh fëmija yt të thotë se shoku i ngushtë i ka treguar se disa kulla në Tiranë po i ndërtojnë mafiozët. Dhe i kthehesh i thua se shoku yt është opozitar dhe opozitarët hanë fëmijët. Ndaj ki kujdes kur shkon në shtëpinë e tij, se mund të të hanë. Djali i tmerruar për një javë nuk del nga shtëpia. Me të mund të bësh c’të duash, ta urdhërosh për cdo gjë: “më laj makinën”, “më sill shapkat”, “më bëj një omëletë” dhe ai bindet si qenush. Sepse është kaq kollaj të urdhërosh një njeri të frikësuar. Kështu është edhe populli. Nëse nuk do qëtë humbasë nëpër pyll duhet t’i thuash se aty është ujku i keq, njeriu i zi, terroristët, kriminelët, djalli, fantazmat, ufot… sepse populli është fëmijë, po ia fute frikën të sjell shapkat, të lan makinën.

Populli është fëmijë, po ia fute frikën të bindet menjëherë…

Monologu i aktorit Ermir Jonka për emisionin “Tempora” /revista.one/