“Mos duro, por raporto!”, protestë kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve

“Mos duro, por raporto!”, protestë kundër abuzimit seksual ndaj fëmijëve

May 23, 2021 0

“Mos duro, por raporto!”, “Mos ma vrit fëmijërinë”, “Eduko djalin”, “Ne jemi me ty”, “Ti s’je vetëm” janë disa nga parrullat e protestës së sotme në Tiranë. Nga sheshi “Skënderbej”, të gjithë bashkë kanë marshuar më tej drejt drejtorisë së policisë. Ata kanë kërkuar dënim maksimal dhe burg për të gjithë ata që abuzojnë seksualisht me të mitur.

Kjo protestë u nxit pas abzuimit seksual me 15-vjeçaren në Mirditë, që tronditi gjithë opinionin publik. Gjithçka nisi për të miturën në muajin mars dhe vetëm pak ditë më parë ajo gjeti guximin për të denoncuar 5 burrat që kanë abuzuar me të. Për ngjarjen e rëndë, policia ka vënë në pranga pesë persona. Ata janë Artan Kaçorri, 31 vjeç, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe një 17-vjeçar me iniciale A.Gj. Ata akuzohen për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Fotografitë e abuzuesve kanë qarkulluar gjithë këto ditë në rrjete sociale dhe qytetarët kanë kërkuar dënim maksimal për të pestë.

revista.one/