“Mos e pafshi pikën e hajrit!” artistët reagojnë ndaj përdhunuesve të 15- vjeçares
May 20, 2021Këngëtarl dhe personazhe të ekranit u bashkuan dje me reagimin e qytetarëve që dënonin autorët e përdhunimit të një vajze të mitur në Mirditë.
Noizy, Kejvina Kthella, Arjola Demiri, Bora Zemani, Fjoralba Ponari, Graciano Tagani, Argjira Spanca etj. kanë ndarë në rrjetet e tyre sociale fotot e autorëve.
“Mos pafshi hajër me sy”, “Doni djeg”, kanë qenë këto disa nga përshkrimet që personazhet e njohur kanë shoqëruar fotot e autorëve.
Ngjarja e rëndë u bë publike pak ditë më parë në media. Një grup prej pesë personash kanë dhunuar seksualisht në bashkëpunim me njëri-tjetrin një vajzë të mitur. Dyshohet se ata e kanë detyruar të miturën me anë të shantazheve që të kryejë marrdhënie seksuale me ta.
Për ngjarjen e rëndë, policia ka vënë në pranga pesë persona. Ata janë Artan Kaçorri, 31 vjeç, Albert Molla, 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe një 17-vjeçar me iniciale A.Gj.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë i kanë arrestuar shtetasit e sipërpërmendur në flagrancë. Ata akuzohen për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Njoftimi i plotë i Policisë së Lezhës:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë kanë arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç” kryer në bashkëpunim, shtetasit A. K., 31 vjeç, A. M., 27 vjeç, E. T., 30 vjeç, N. Ll., 44 vjeç dhe A. Gj., 17 vjeç, pasi dyshohen se me anë të shantazheve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 15-vjeçare.
revista.one/