“Mos ma përmend mua gruan”, agravon situata mes Tirit dhe Indritit në Big Brother
February 13, 2025Spektakli i Big Brother VIP Albania 4 po bëhet gjithnjë e më i tensionuar, ndërsa raportet mes banorëve po arrijnë në pikën e shpërthimit. Së fundmi, një debat i ashpër ka ndodhur mes Indrit Çobanit dhe Tiri Gjocit, ku tonet janë ngritur dhe janë shkëmbyer fjalë të forta.
Gjithçka nisi kur Tiri iu drejtua Indritit me fjalët: “Shko ti rri me partneren tënde”.
Por Indriti nuk e priti aspak mirë këtë koment dhe reagoi menjëherë, duke iu kthyer me një ton të ashpër: “Mos ma përmend partneren o qimë-kuq. Partneren tënde e ke brenda!”
Kjo frazë i referohej faktit që e dashura e Tirit, Krisa, është gjithashtu pjesë e shtëpisë së BBVA, gjë që e bëri situatën edhe më të ndjeshme.
revista.one/