“Mos më bëj mua presion”, acarohen dy konkurrentët e Për’puthen: Mos ta dëgjoj zërin…

“Mos më bëj mua presion”, acarohen dy konkurrentët e Për’puthen: Mos ta dëgjoj zërin…

May 5, 2022 0

Dy konkurrentët e Për’puthen Laureta Zyba dhe Neritan Seferkolli kanë pasur një debat të ashpër gjatë puntatës së sotme të programit. Teksa po komentohej takimi i Rrushes me Astritin në studio, Neritani dhe Alesia bënë akuza kundrejt tyre, ku konkurrentja thase Astriti i është afruar jashtë kamerave.

Neritani shprehu se ata bëjnë plane jashtë kamerave, madje shtoi se ata takohen jashtë programit. Kaq ka mjaftuar që Laureta të shpërthejë ndaj tij, duke i rikujtuar një takim që ata kishin pasur jashtë programit. Ajo tha se Neritani i ka kërkuar që ta ftojë në takim, gjë që u mohua nga ana e këtij të fundit.

Më tej Neritani deklaroi se do të publikojë të gjithë mesazhet që kanë shkëmbyer, por pa dhënë ende detaje. Ai e quajti Lauretën “fallco” dhe tha se “do të tregojë fytyrën e saj të vërtetë.” Situata në studio agravoi, dhe menjëherë u kalua në publicitet.

Debati:

Laureta: A ke ngrënë ti drekë me mua? Kemi dalë jemi takuar dhe më ke thënë më fto në takim. E mban mend?

Neritani: Jo…

Laureta: Pse gënjen?

Neritani: Më more në telefon më the s’kemi me çfarë të ikim në shtëpi apo jo?

Laureta: Unë të kam thënë që do marr Samuelin ose Brunon për të marrë makinë me qera dhe ti më the s’ke nevojë të marrësh makinë.

Neritani: Unë kam për t’i bërë të gjitha screenshot, do t’i çoj të gjitha tek regjia dhe do t’i nxjerrim të gjitha aty. Dhe do t’i komentojmë të gjithë këtu.

Bora Zemani: Nëse egzistojnë këto mesazhe është më mirë për të gjithë që të mos të flasim.

Neritani: Të gjitha mesazhet kam për t’i nxjerrë, edhe mesazhet pas takimit.

Laureta: Të gjitha nxirri as s’më intereson fare.

Neritani: Do ta shohin të gjithë fytyrën tënde.

Laureta: Po ta them shumë sinqerisht, në momentin… më dëgjo edhe mos ta dëgjoj zërin kur të flas unë.

Neritani: Mos më bëj mua presion.

Laureta: Ti je fallco, ta tregoj unë me detaje.