“Mos më vrit se kam fëmijë”, fjalët e fundit të Endri Mustafës, dëshmon  15-vjeçari

“Mos më vrit se kam fëmijë”, fjalët e fundit të Endri Mustafës, dëshmon 15-vjeçari

May 20, 2021 0

Zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit që është arrestuar nga policia për vrasjen e Endri Mustafës në zonën e Livadheve në Shkodër.

Në dëshminë e tij, ai ka thënë se vrasësi i Mustafës është Ibrahim Lici, i cili është shpallur në kërkim nga Policia.

I mituri tha gjithashtu se viktima i është lutur që të mos e vriste. 15-vjeçari tha se me viktimën kishin folur për disa rrënjë kanabisi që ai kishte mbjellë në zonën e Livadheve dhe kishte kërkuar t’ia tregonte.

Në momentin që i janë drejtuar zonës, ata janë përballur me Ibrahim Licin, i cili ishte i armatosur.

“Endrit i tregova që kisha mbjellë hashash në zonën e Livadheve, kur i shkova te shtëpia që ti çoja një qengj që po e blinte. Rreth orës 22:00 u nisëm drejt Livadheve ku na doli përpara Ibrahim Lici, i cili kishte armë. Ai e qëlloi Endrin dhe pasi u rrëzua në tokë, Endri iu lut që të mos e vriste pasi kishte fëmijë. “Pash zotin mos më vrit se kam fëmijë”, i tha iEndri, ndërkohë që Lici i tha “Qofsh i Xhenetit” dhe e qëlloi në fytyrë. Më pas u largua nga aty me një motor”, është dëshmia tronditëse e të miturit.