“Mos tento të shkelësh te ajo borë se gjithmonë bëhesh pis”/ Meridian Ramçaj ironizon çiftin
June 26, 2022Ish-banori i “Big Brother VIP”, Meridian Ramçaj ka ironizuar çiftin Donald Veshaj-Bora Zemani pas ribashkimit teksa ishte i ftuar në “Fitstation”.
I pyetur për rikthimin e mundshëm të aktorit dhe moderatores, ai nuk e kurseu ironinë e tij për dyshen. “Thonë që në mal bora kur nuk shkrin, mbledh të gjitha pislliqet dhe i ruan. Mos tento të shkelësh te ajo borë se gjithmonë bëhesh pis”, -u shpreh Meridiani.
Theksojmë se Meridiani është konsideruar shpesh si shkaku i lidhjes së Donaldit me Beatrix Ramosaj kur ishte pjesë e “Big Brother VIP”. Kjo sepse hyri disa javë pasi kishte nisur formati dhe puthjes së Borës me Donaldin. Meridiani i tha aktorit se jashtë njihet si ‘Donaldi i Borës’ dhe se ‘të tjerët jashtë kanë vazhduar jetën. Ku e di që po të presin’ referuar Borës. Asokohe, Donaldi dhe moderatorja kishin lënë që të sqaronin gjithçka pas daljes së aktorit nga reality-show.
Vetë Meridiani pas daljes tha se “ajo që unë i thashë Donaldit se njihet si Donaldi i Borës bëri që të jetë me Beatrix sot.”
Ndërkohë, Meridiani ka komentuar edhe krisjen e miqësisë së ngushtë të Ilir Shaqirit dhe Sabianit, ku ky i fundit nuk ishte u pranishëm as në dasmën e balerinit dhe pse u tha se këngëtari ishte i pari që e kishte marrë ftesën. “Çfarëdo të ndodhte unë vëllait do t’i shkoja në dasmë, nuk e di çfarë gjëje e keqe ka qenë por prapë vëllait do i shkoja në dasmë.”– tha ish-banori i “Big Brother VIP”.
Ramçaj gjithashtu foli dhe për konfliktin mes Ilirit dhe Tan Bramës në rrjetet sociale ku duket se thumboi koreografin teksa tha se nuk ka nevojë për fituesin e “BBVIP”. “Ç’e do Tani Ilirin, ai ka 4.5 milionë ndjekës në Instagram.”- u shpreh Meridiani.