Mozzik do t’ju bëjë të qani, këngë për vajzën dhe ndarjen, reagon Loredana: S’e kam tradhtuar!

Mozzik do t’ju bëjë të qani, këngë për vajzën dhe ndarjen, reagon Loredana: S’e kam tradhtuar!

September 23, 2022 0

Mozzik ka publikuar këngën e re me titull “Të dua”. Në këtë projekt muzikor, reperi do t’ju bëjë të derdhni lot pasi i dedikohet vajzës së tij Hanës.

Ai flet për ndarjen nga Loredana dhe nga vajza e tij të cilën nuk e sheh për muaj të tërë. Tregon se sa vështirë e përjeton largësinë ai dhe gjithë familja e tij.

Megjithatë, Mozzik i thotë vajzës se do ta bëjë krenar edhe pse më vonë nëna e saj, pra Loredana, mund të lidhet me dikë tjetër.

Dëgjojeni këngën e re me një videoklip ku artisti shfaqet ‘i vrarë’ dhe e cila do t’ju emocionojë pafund.

As Loredana s’ka ndenjur duarkryq por i ka dhënë mundësi ndjekësve në Instagram ta pyesin, ndërsa i është përgjigjur disa pyetjeve pikante.

A e lejon ajo Mozzik ta takojë Hanën?

“Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Duhet ta pyesësh si është puna”.

A e ka tradhtuar ndonjëherë ish-in? “JO” përgjigjet prerë Loredana.

Dikush e pyet “A mendon që Hanës i mungon diçka?”

“Po një vëlla”- ia kthen ajo.

Një një fragment të këngës Mozzik i drejtohet Hanës duke u shprehur tekstualisht:

“Hanë, e di që ke për të më pyetur pse me mamin u ndamë, ka për të qenë më mirë unë asgjë mos me thënë se po të tregova është tepër e rëndë.”

Loredana pasi ka dëgjuar këngën ka reaguar në rrjetin e saj social Instagram. Po me këngë i është përgjigjur edhe Loredana Mozzik.

Ajo ka ndarë në Instastory një fragment të “Emotionally Scarred” të Lil Baby-t ku thotë:

Nuk kam asgjë kundër teje, jemi njerëz, të gjithë përballemi me situata.Por jam lodhur duke u ndjerë e lodhur. Ajo pjesë e imja ka vdekur.”

Kujtojmë që dyshja e reperëve i dha fund lidhjes pas ribashkimit verën e 2021. Loredana shkruante se duhen shumë por janë dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj.

revista.one/