“Mua më qan zemra”, Egli e dëshpëruar ia shpreh sërish ndjenjat Gjestit
April 4, 2025Një moment emocional ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4, ku Gjesti dhe Egli Tako janë përfshirë në një debat në dhomën e gjumit, duke diskutuar për ngjarjet e ditës së djeshme.
Teksa shkëmbenin fjalë mes tensionit dhe emocioneve, Egli u pa e mërzitur dhe në lot, duke i shprehur hapur Gjestit se ende ka ndjenja për të. “Mua më qan zemra që të jem prapë mirë me ty”, u shpreh ajo, duke treguar hapur dilemat e saj për raportin që ata kanë pasur.
Nga ana tjetër, Gjesti i qëndroi mendimit të tij duke i sugjeruar që të mos ndjekë vetëm zemrën, por edhe arsyen. “Ndiq zemrën, ha edhe një herë sa krahu se nuk u ngope herën e parë”, ishte një nga frazat e tij që e tensionoi edhe më shumë situatën.
Kujtojmë që Egli dhe Gjesti kishin krijuar një lidhje të fortë brenda shtëpisë, por pas disa debatesh dhe ngarkesës emocionale, Egli vendosi të largohej nga BBVA 4.
Pas nëntë ditësh jashtë, ajo u rikthye në shtëpi, por marrëdhënia mes tyre u duk e përfunduar. Megjithatë, ky debat i fundit tregon se nga ana e Eglit ende ka ndjenja, edhe pse situata mes tyre mbetet e pasigurt.
Më herët, Egli ka shprehur pakënaqësi ndaj afrimitetit që Gjesti ka treguar me banoren tjetër, Rozanda Radi, një situatë që duket se ka ndezur një reagim të fortë emocional nga ana e saj. Së fundmi, një moment i pazakontë ka qarkulluar në rrjet, ku shihet Gjesti duke përgjuar Eglin teksa ajo ndodhej në dhomën e rrëfimit – një veprim që ka shtuar edhe më shumë benzinë në zjarrin e tensioneve mes tyre.
Në një nga përplasjet e tyre të fundit, Egli dëgjohet duke i thënë me ironi dhe nervozizëm Gjesti-t: “Është puna për të të nxjerr akoma më keq. Ti zotëri i nderuar që pretendon se je shumë i mirë tani”.
Kjo deklaratë tregon qartë frustrimin e saj dhe ndjenjën se po manipulohet përmes kamerave e situatave të krijuara në shtëpi.

revista.one/