Mungesa e partnerit/ Soni Malaj: Unë ndjek ëndrrat e mia, jo çunat…

Mungesa e partnerit/ Soni Malaj: Unë ndjek ëndrrat e mia, jo çunat…

July 16, 2024 0

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj ka zbuluar se nuk ka nevojë për një mashkull që të jetë e lumtur.

Teksa ishte e ftuar ditën e djeshme në një intervistë për “Pushime on Top”, nuk u ka shpëtuar pyetjeve pikante

E pyetur nga moderatorja ‘nëse e ndjen mungesën e partnerit?’, artistja u shpreh se “ka bërë të mundur që jeta e saj të jetë e plotësuar edhe vetëm”.

Këngëtarja u përgjigj duke thënë: “Unë në jetën time kam pasur gjithmonë qëllim të ndjek ëndrrat e mia, punën time, jo të ndjek çunat”.

Malaj tha më pas se ajo u përgjigjet personalisht të gjitha mesazheve që i bëjnë në “Instagram” për zërin, për këngët e saj.

Pjesë nga intervista:

Lei: Ti një grua e arrirë në jetë, a e ndjen mungesën e partnerit, nëse ti e ke dhe ne nuk e dimë mund t’a thuash?

Soni: Unë kam bërë të mundur që jeta ime të jetë e plotësuar edhe vetëm.

Lei: A je vetëm?

Soni: Unë po thoja gjatë gjithë kohës kam një familje të mrekullueshme, kam vajzën. Njeriu nuk është vetëm se është Zoti, por që ne kemi lindur vetëm dhe duhet të mësohemi të jemi të lumtur edhe vetëm. Unë në jetën time kam pasur gjithmonë qëllim të ndjek ëndrrat e mia, punën time, jo të ndjek çunat

Lei: Po çunat të ndjekin ty ama

Soni: Unë jam personazh publik, kam dalë shumë herë në ekran dhe normalisht që kam edhe atë database të fansave meshkuj, por gjithmonë në formë shumë gjentile.

Lei: Ti japim dikujt shpresë, nëse të shkruan në “Instagram” mund t’i kthesh përgjigje?

Soni: Unë shumë fansave të mi u kthej përgjigje, meshkuj. Kur më shkruajnë “Soni të adhurojmë për zërin”, të gjithëve ua kthej “faleminderit, gjithë të mirat juve në familjen tuaj”. Ua kthej vetë personalisht.

revista.one/