Myzerini, viktima e pafajshme e masakrës së Velipojës
June 27, 2021Myzerin Zeneli, 20-vjeçari i cili humbi jetën pas përplasjes me armë në Velipojë e kishte ditën e shtunë, ditën e parë të punës si kamarier.
I rritur jetim pa baba në lagjen Bahçallëk në Shkodër, ai gëzonte se kishte gjetur punë në ketë sezon veror, se do te mblidhte pak para për nënën e tij, e keshtu do të ndihmonte familjen e varfër.
I riu kishte filluar të punonte si kamerier në hotelin “Gocaj”, por rezultoi që dita e parë e punës, të ishte dita e fundit e jetës së tij.
Punën duhej ta mbyllte pas mesnate pa e ditur se nuk do të kthehej kurrë më në shtëpi…
Ishte Myzerini i cili e hapi në mesnatë të paftuarve derën.
Lufta do të fillonte pak minuta më vonë, ku djaloshi mbeti i vdekur tragjikisht në vënd nga plumbat e marrë.