“Na jena nda po me zemër t’du hala”, kënga e re e Gjestit, për Eglin apo Xhenetën?

“Na jena nda po me zemër t’du hala”, kënga e re e Gjestit, për Eglin apo Xhenetën?

May 31, 2025 0

Njëri ndër fenomenet e Big Brother VIP Kosova dhe Big Brother VIP Albania – Besart Kelmendi, Gjesti – ka lansuar sot një këngë të re

Me një klip interesant që është punuar pothuajse i tëri nga një ekip e huaj e videoklipeve, reperi kosovar ka sjell këngën e tij të re “Veshu, ndrequ”. Ky projekt, që ka ditë që është paralajmëruar është lansuar në platformën Youtube dhe Spotify.

Gjesti edhe në këtë klip është shfaqur unik me gjestet e tij por ajo që ka rënë në sy është edhe vargu i këngës “na jena nda por me zemër të du hala“.

Ky varg ka filluar të komentohet më të madhe në rrjetet sociale ku disa e komentojnë atë si një varg që Gjesti ia drejton Eglit dhe dikush si një varg që ia drejton Xhenetës apo edhe Djellzës – vajzës që Gjesti i ka kushtuar një këngë më parë, por që publiku nuk e njeh.

Teksti i këngës u shkrua nga Gjesti, Tonic, Denk, Fatjon Miftari, Bannzz, ndërsa kënga mban vulën e Panda Music dhe Fatjon Miftarit.

revista.one/