“Na kritikonin se brezi juaj s’di as të puthet”, Rajmonda Bulku rrëfen prapaskenat te ‘Vdekja e kalit’

“Na kritikonin se brezi juaj s’di as të puthet”, Rajmonda Bulku rrëfen prapaskenat te ‘Vdekja e kalit’

September 21, 2021 0

“Vdekja e kalit” një film që u duk si një revolucion në vitet ’90, ka ardhur sërish për publikun shqiptar i restauruar, teksa Premiera është mbajtur mbrëmjen e kaluar në Parkun Olimpik.

Përveç publikut të pranishëm, emocionet e filmit u ndjenë dhe tek protagonistët.

Filmi mban firmën e regjisorit Saimir Kumbaro, skenar të Nexhati Tafës dhe është realizuar më 1992 me interpretimin brilant të aktorëve: Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Niko Kanxheri, Tunka Kurti, Fitim Makashi etj.

Aktorja Rajmonda Bulku

Cfarë ndryshimi ka ky film i restauruar në vetvete?

“Për fat të keq e kemi xhiruar në grahmat e fundit të Kinostudios, nëse do donim të bënim një dubël tjetër, ku me pa të drejtë na akuzonin që ‘brezi juaj s’di as të puthet’, ata kanë harruar që ne nuk kishim film për të bërë dubël të dytë. E kemi bërë vetëm me një dubël, nuk kishte më film Kinostudio. Dhe niveli i filmit, ishte c’kishte mbetur. Është një film i bërë vetëm nga dashuria jonë, i grupit të filmit, i Timos, i Bardhyl Martinjanit që ka qenë operatori i filmit atë nuk e haroj. Saimiri që e coi filmin deri në fund dhe që ka bërë edhe një montazh të shkëlqyer. Është një film që ka emocion në cdo episod” tha Rajmonda Bulku.

Aktori Timo Flloko

Aktori Timo Flloko shprehet se ajo çfarë mund të korrigjohej është bërë në maksimum, duke treguar dhe një problem me filmin.

“Ishte një premierë befasuese në fakt. Ajo çfarë mund të korrigjohej është bërë në maksimum. Drejtoresha e arkivit të filmit Elezi, ka bërë një punë të lavdërueshme, me gjithë kompanitë që është lidhur dhe e ka shpëtuar ‘Vdekjen e kalit’ nga ‘vdekja’ e tij. Kolona zanore është përmirësuar shumë dhe kolona zanore i jep ritëm filmit në përgjithësi. Në tërësi, kolonat zanore nëpër filmat tanë kanë qenë të mangëta. Rregullimi i saj plus muzika që është shumë e mirë i kanë dhënë filmit jetë më shumë. Nga ana e figurës nuk mund të bëhej më shumë sepse ka pasur probleme, një shirit në mes dhe ata janë përpjekur të bëjnë ç’është e mundur që filmi të jetë parametrat teknikë”, tha Flloko.
Ai rrëfeu se filmi mund të ishte prezantuar dhe në Festivalin e filmit në Kanë, por pikërisht këto probleme teknike e kanë pamundësuar.
“Filmi kur e pa një grup një Francë që ishte dhe Ismail Kadare mes tyre, vetë Kadareja foli me producentin ekzekutiv të Kanës për ta çuar filmin, sepse e pëlqeu, iu pëlqeu të gjithë atyre siç u pëlqye sonte filmi, sepse në fakt filmi është emocional. Producenti i filmit foli gjatë më Ismailin në telefon dhe i tha është e pamundur të shfaqet për shkak të parametrave teknikë, sepse nga pikëpamja e tematikës që trajton, problemeve është me interes për festivalin, por festivali ka disa kushte që nuk mund të dalim prej tyre. Pas 30 vitesh afro të sjellë në kujtimet e së shkuarës, ishte fundi i një kohe, fillimi i një kohe të rej, filmi jep një mesazh human, një mesazh për lirinë, ka karakter simbiotik, si film trajton personalitetin njerëzor në shumë dimensione dhe një nga kryesoret është ajo që është më e rëndësishmja, liria. Liria e personalitetit njerëzor, liria e individit në një shoqëri diktatoriale. Filmi është kundër çdo lloj diktature, jo vetëm diktaturës komuniste. Është një film antikomunist, ngjarje që ndodhin në të janë troshitëse, vrasëse, tronditëse”, shprehet aktori.

Ai rrëfeu dhe lidhjen emocionale me rolin e tij në këtë film, duke treguar se xhaxhai i tij ka vdekur në burg dhe se ky film ishte dhe një homazh për të.
“Unë kur e mora personazhin, pata dhe një emotiv personal.
Kisha në familjen tonë…më ndodhi një dramë e tillë, xhaxhai im u burgos. Ai kishte marrë për grua një serbe si origjinë, ishte profesor i shquar dhe brezat e mbanin mend, emri i tij ishte Kostandin Flloko. Ai u arrestua në vitin 1979 dhe vdiq në burg në 1984. Unë nuk kam bërë asgjë për xhaxhain tim, nuk i shkova asnjëherë në burg, sepse ashtu ishte koha.
Frika ishte njëra anë sigurisht, çdokush kishte një stepje në këtë sens. Diheshin, nuk ka nevojë për komente në ato kohë se ç’ishin pasojat. Doja ta luaja këtë rol, ishte një homazh për xhaxhain tim dhe për të gjithë ata njerëz që vuajtën torturat e diktaturës”, tha Flloko.

Ai tha se sigurisht, nuk vuanin vetëm ata që u burgosën, se tek e fundit, erdhi një moment që ata morën një vendim dhe sigurisht njerëz të fortë e përballuan burgun dhe të gjitha ato tmerre, por e gjithë Shqipëria ishte një burg.
“Askush nuk qe i lirë në kuptimin themelor të fjalës. Sigurisht nuk ka liri të pakufizuar, por ka një liri të privuar. Në 30 vite të kombit, në histori 30 vite nuk janë shumë. Ka gjëra që nuk ecin, por ama që të burgoset njeriu për idetë, për mendimet e tij të shkojë në burg, si historia e filmit, se ngriti zërin për një padrejtësi dhe duhet ta pësonte dhe i zoti i kalit dhe kali vetë. Po me kalin ç’patën, që e vranë sepse ai kalë ishte një kalë i veçantë, por meqë ai kishte damkën e të qenit kalë i një puçisti…
Unë them që jemi të lirë në substancë, lirinë nuk ta merr dot kush. Unë mund të mos jem dakord me një gjë, me një tjetër, mund ta shpreh, mund të mos jem dakord me pushtetin në një moment të caktuar, me një parti në një moment të caktuar, domethënë kur vjen në pushtet, sigurisht nuk ka asgjë perfekte tek ne, absolutisht jo, probleme ka, korrupsion ka, probleme që janë serioze dhe që ne si shoqëri duhet të mbajmë ato qëndrimet tona. Në procesin e zhvillimit dhe të ecurisë së jetës sonë këto dalin. Ky lloj aktualiteti është gjithmonë në luftë dhe në përmirësim”, deklaroi ai.
Po pse vdekja e kalit përjetohet edhe sot me të njëjtat emocione?
“Drama e njeriut, individit në një shoqëri diktatoriale është një dramë universale. Pse drama e ‘Doktor Zhivagos’ është e përjetshme, e përhershme përderisa ekzistojnë diktaturat. Ajo nuk ka kohë, edhe ‘Vdekja e Kalit’ është një ‘Doktor Zhivago’ i vogël, në miniaturë, por në thelb janë njëlloj. Sigurisht egërsinë e diktaturës komuniste nuk e kanë pasur këto diktaturat e tjera në kuptimin krahasues në një sens. Ka pasur dhe diktatura të djathta, ka qenë e rreptë e kriminale, etj.etj., por për idetë, për fjalët nuk ka qenë dhe aq siç ka qenë diktatura komuniste tek ne, në versionin shqiptar”, tha aktori.

Sa i përket prodhimit të filmave shqiptar, ai tha se sot është më e vështirë për shkak të buxhetit.
“Nuk glorifikoj absolutisht atë kohë. Atëherë prodhoheshin filma, 14 filma në vit dhe midis tyre kishte 2-3 ishin filma të denjë. Të tjerët bëheshin për planin. Ka pasur filma të mirë, seriozë. Në 350 filma që ka xhiruar Kinostudioja nuk janë për t’u hedhur dhe për t’u nënvlerësuar se midis tyre ka filma vërtetë seriozë e të mirë.
Sigurisht pas viteve ’90 ka pasur, duke filluar që me ‘Vdekjen e kalit’, ‘Bunker’, ‘Parullat’, ka pasur filma që qëndrojnë në sensin artistik dhe në tërësi. Por nuk ka atë zhvillim sasior, numerik të dikurshëm dhe arsyeja është se nuk ka buxhete. Filmi sot kushton. Dikur bëheshin me fatura gjërat. Një film si “Ballë për ballë” kërkonte investime të mëdha dhe po tua tregosh të huajve thonë s’ka mundësi ta ketë bërë Shqipëria këtë film, me nëndetëse, me avionë. Po atëherë vihej një film, sigurisht filmi shërbente jo vetëm për argëtim e për të kënaqur spektatorët, por edhe për arsye ideologjike, propagandistike së pari”, tha Flloko.
I pyetur nëse do i pëlqente një episod i dytë i vdekja e kalit, ai tha se edhe mund të vazhdojë, kjo varet nga idetë dhe mendimet që mund t’u lindin krijuesve. “Po pse jo. Filmi e ka kryer funksionin e vet dhe misionin e vet dhe kinemaja botërore kur ka një film sukses, përpiqet të bëjë serinë e dytë. Ka qenë një film amerikan që luante De Niro që quhej ‘Analise this’ dhe seria e dytë ‘Analise that’. Filmi i parë ka qenë shumë interesant, ndërsa i dyti ishte një dështim. Kurrë nuk mund ta dish. Suksesi nuk mund të projektohet, të kesh siguri se ke sukses në art. Suksesi arrihet me mund dhe me shumë gjëra të tjera që duhet ta plotësojnë atë që vjen. Suksesi është i parashikueshëm, mund të mbërrijë, e ndjen artisti. Unë ndryshe nuk do ta kisha marrë rolin. Përgjithësisht përzgjedhja e rolit nga aktori është e lidhur me ndjesinë. A ka apo s’ka material për të bërë një rol të mirë”, u shpreh aktori.

Restaurimi

Restaurimi i filmit ‘Vdekja e kalit’ u mundësua falë programit “A Sizon of Klasik Films”, nismë e Shoqatës së Kinematekave Evropiane ku Arkivi Qëndror i Shtetit është anëtar prej 2019, dhe me mbështetjen financiare të programit Kreativ Europe Media. Filmi u restaurua falë punës së ekspertit Izraelit të restaurimit, Shai Drori dhe kineastit Australian, Stiven Kastrisios.

revista.one