Nami në Shëngjin, mijëra vetë në festivalin e DJ të huaj (Rregullat Covid-19 vetëm për artistët shqiptarë!)

Nami në Shëngjin, mijëra vetë në festivalin e DJ të huaj (Rregullat Covid-19 vetëm për artistët shqiptarë!)

June 6, 2021 0

Të huajve u lejohet gjithçka në Shqipëri, edhe të thyejnë rregullat antiCovid. Kjo po ndodh në plazhin Rana e Hedhun në Shëngjin, ku mblidhen mijëra të rinj për Unum Festival. Ky është një organizim me DJ të huaj që nuk pyet për Covid-19.

Videot e publikuara në rrjete sociale tregojnë se në “Unum Festival” nuk ka pasur asnjë lloj mase për mbrojtjen nga Covid-19.

Nga videot e shpërndara duket se gjithë të pranishmit janë pa maska mbrojtëse, teksa për distancim fizik as që bëhet fjalë.

Këngëtarja shqiptare Fifin ka shprehur revoltën e saj ndaj shfaqjes. Këngëtarja shprehet e indinjuar që të tilla festivale lejohen, ndërsa koncertet ku mund të këndojnë artistët konsiderohen si të rrezikshëm. Në fakt nuk ka asnjë lloj ndryshimi.

“Ndërkohë në Shëngjin festival me 10 mijë vetë… fajer. Ideja u kuptu. Ideja është që të ndalohen koncertet e festivalet me këngëtarë se ne dhe muzika jonë jemi virus… e kuptova”, ka shkruar Fifi, teksa ka publikuar videot nga festivali.

Fifi u gjend përballë kritkave të shumta, disa muaj më parë. Këngëtarja, ashtu si shumë artistë që qëndruan për një kohë të gjatë pa punë, në muajin shkurt mblodhi disa fansa në një koncert, duke thyer rregullin e pandemisë.

revista.one/