NASA po kërkon vullnetarë që t’i paguajë të jetojnë në një habitat si në MARS
August 10, 2021NASA po kërkon aplikantë për të kaluar një vit të tërë duke pretenduar se jetojnë në planetin Mars.
‘sipërfaqja’ marsiane prej rreth 157 metra katrorë është e vendosur brenda Qendrës Hapësinore Johnson në Houston, Teksas, SHBA.
Këto lloj simulimesh quhen misione analoge. Gazetarja e Insider Alyssa Pagano raportoi më parë për sfidat e një misioni analog tetë mujor në vitin 2018.
Për misionin e sapo shpallur, aplikimet u hapën të premten për katër persona që të jetojnë në Mars Dune Alpha, një mjedis i printuar 3D.
Agjencia amerikane po planifikon tre eksperimente të tilla, me të parin që pritet të fillojë vjeshtën e ardhshme.
Vullnetarët e paguar do të marrin pjesë në një mision të simuluar të eksplorimit marsian, i kompletuar me shëtitje sikurse në hapësirë,
Sipas misionit, ata do të kenë vetëm kontakte të kufizuara me familjet dhe miqtë e tyre dhe duhet të mësojnë të përballen me burimet e kufizuara si dhe me dështimet e pajisjeve.
Lajmi vjen derisa agjencia hapësinore shton planet e saj për të vendosur përfundimisht një stacion në Hënë dhe për të dërguar njerëz në planetin Mars, si pjesë e programit të saj Artemis.
Grace Douglas, shkencëtarja kryesore për përpjekjet kërkimore për Teknologjinë e Avancuar të Ushqimit në NASA, tha në një deklaratë për shtyp se “analogu është kritik për testimin e zgjidhjeve për të përmbushur nevojat komplekse të jetesës në sipërfaqen e Marsit”.
“Simulimet në Tokë do të na ndihmojnë të kuptojmë sfidat fizike dhe mendore që astronautët do të përballen para se të shkojnë atje”, ka shtuar ajo.
Aplikantët do të duhet të kenë një diplomë master në inxhinieri, matematikë ose shkenca kompjuterike, dhe të kenë të paktën dy vjet përvojë si pilot.
Agjencia gjithashtu ka specifikuar se vetëm qytetarët amerikanë ose banorët e përhershëm janë të kualifikuar për eksperimentin.
Ata duhet të jenë të moshës 30-35 vjeçare dhe me shëndet të mirë fizik.
Sky News raportoi se astronauti kanadez, Chris Hadfield, tha se misioni do të nënkuptonte “liri e jashtëzakonshme” në një “vit larg kërkesave të jetës suaj normale”.
Ndryshe, në muajin shkurt të këtij viti NASA dërgoi roverin e Perseverance në planetin Mars së bashku me helikopterin e vogël Ingenuity. Në muajin prill agjencia amerikane e hapësirës kreu me sukses fluturimin e parë të helikopterit Ingenuity në sipërfaqen e Marsit.
revista.one/