“Natën e mirë” apo fillimi i një historie të re? Postimi i Eglit trazon fansat
June 11, 2025Finalistja e edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, po përjeton një moment të artë në karrierën e saj muzikore. E pranishme gjithnjë e më shumë në skenën publike, ajo po tërheq vëmendje jo vetëm për vokalin e fuqishëm, por edhe për paraqitjet e saj gjithnjë më të guximshme.
Së fundmi, një fotografi e publikuar nga këngëtarja në rrjete sociale ka ngjallur reagime të shumta dhe spekulime të reja. Në imazhin ku Egli shfaqet e buzëqeshur dhe e qetë, ajo ka shkruar në përshkrim thjesht: “natën e mirë” një frazë e njohur për ndjekësit e Gjestit, ish-banorit të BBVA, dhe një nga thëniet e tij më karakteristike gjatë qëndrimit në shtëpi.
Ky detaj nuk i ka shpëtuar fansave të çiftit, të cilët menjëherë kanë nisur të spekulojnë për një ribashkim të mundshëm mes dyshes, që pas përfundimit të spektaklit kishin konfirmuar ndarjen e tyre.
Dyshimet janë shtuar edhe më shumë pak ditë më parë, kur gjatë një koncerti, Gjesi u shfaq në skenë me një bluzë që kishte të shtypur fytyrën e Eglit një dhuratë nga fansat. Ai e ‘puthi’ publikisht imazhin në bluzë, një veprim që shumë e interpretuan si shenjë të qartë ndjenjash të pazhdukura.
Megjithëse as Egli dhe as Gjesi nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me raportin e tyre aktual, postimet dhe veprimet e fundit po i mbajnë gjallë shpresat e fansave për një kthim të mundshëm të çiftit që u bë i dashur për publikun brenda shtëpisë së BBVA.
Nëse bëhet fjalë për një flirt të rastësishëm apo për një kapitull të ri në historinë e tyre, mbetet për t’u parë. Ndërkohë, ndjekësit janë në pritje të një reagimi të qartë nga dyshja.


revista.one/