Ndahen Bora Zemani dhe Donald Veshaj? Ja ç’po ndodh me çiftin…
October 11, 2025Moderatorja Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj janë ndarë përfundimisht? Së fundmi dyshja kanë fshirë njëri-tjetrin në rrjete sociale. Sipas disa raportimeve, thuhet se ky vendim erdhi pas një periudhe ndarjesh dhe ribashkimesh të njëpasnjëshme që nga gushti i vitit të kaluar direkt pas zyrtarizmit të lidhjes.
Çifti që e zyrtarizoi historinë e tyre, pas karantinës ka pasur disa mosmarrëveshje që i ka dërguar deri në këtë vendim, njohje që filloi gjatë emisionit ‘Treshat’.
Sipas miqve të tyre, vështirë të thuhet se këtë herë nuk bëhet fjalë për një zënkë të momenti, pasi edhe kur kanë pasur situata të tilla më parë, ata nuk i kanë fshirë gjurmët e lidhjes së tyre dhe janë rikthyer përsëri.

Por diten e sotme si Bora, ashtu edhe Donaldi, e kthyen perseri njeri tjetrin në listën e ndjekësve në platformën e “Instagram”-it. Bora Zemani së fundmi ka shpërndarë në llogarinë e saj personale në “Instagram” një nga projektet e fundit të Donald Veshajt. Ky veprim i fundit i moderatores konfirmon qartë se romanca mes dyshes vazhdon, duke hedhur poshtë zërat se marrëdhënia e tyre ka përfunduar. Dyshja prej kohësh ka preferuar që të mos shfaqet së bashku në publik, duke preferuar që të fokusohen në karrierat e tyre.

Nga njëra anë Bora vijon në ekran, sakaq Donaldi ka preferuar që të jetë larg ekranit, duke vazhduar me krijimet e tij në skulpturë, pikturë, por edhe arkitekturë. Megjithatë, shpeshherë në rrjetet sociale, çifti na ka dhënë copëza nga e përditshmja e tyre që është plot romancë. Moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit Donald Veshaj kanë marrë vëmendjen e fansave vetëm pak kohë më parë me disa foto të shkrepura në krahë të njëri-tjetrit.

Çifti i cili bëri bujë me romancën e tyre, jo më larg se dy vite më parë, janë parë më të dashuruar se kurrë teksa pozojnë ëmbëlsisht para kamerës. Herë duke u përqafuar e herë duke vallëzuar, dyshja kanë postuar momente të lumtura të cilat nuk kanë kaluar pa u vënë re nga ndjekësit. Bora ka folur publikisht për këtë raport, duke prekur edhe një temë, që ndjekësit e shumtë që kjo dyshe ka mezi po e presin. Ajo mes tjerash ka folur edhe për dasmën, pasi u tha se do të jetë në vitin e ardhshëm.
revista.one/