Ndahet jeta motra e Valbona Memës, këngëtarja iku nga BBV për t’i qëndruar pranë

Ndahet jeta motra e Valbona Memës, këngëtarja iku nga BBV për t’i qëndruar pranë

March 9, 2023 0

Valbona Mema ka humbur motrën e saj, e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Valbona me anë të një postimi në “Instagram”, ku shkruan: Pusho e qetë motra ime.

Kujtojmë që Mema e la në gjysmë rrugëtimin e saj në “BBV” për t’i qëndruar pranë motrës së saj.

Pasi doli nga shtëpia, Valbona reagoi në llogarinë e saj në Instagram, ku tha se familja është më e rëndësishme se sa një lojë.

“Fatkeqesisht rrugetimi im perfundoi ktu. Familja eshte me e rendesishme se nje loje. Motra ime ka nevoje per mua pasi eshte e shtruar ne spital ne gjendje te rende shendetesore. Me ngelet te them nga zemra faleminderit per te gjithe suportin qe mkeni dhene. Ishte eksperienca me e bukur e jetes sime. Fitofte me i miri. Mirenjohje pa mase ju dhe @bigbrotheralb_vip”, ishte mesazhi i postuar krahas një videoje, e cila u fshi shumë shpejt nga ajo.