Ndahet nga jeta futbollisti shqiptar në moshën 22-vjeçare! Dedikimi prekës i të atit: Do jetojmë të ngrysur…
December 12, 2024Futbollisti i Vushtrrisë, Erjon Morina, ka ndërruar jetë pasi për më shumë se një muaj ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Lajmin e hidhur për vdekjen e 22-vjeçarit e ka dhënë babai i tij përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Ylli babit ike ne qiell. Na thave zemrat Erjon! Do jetojme te ngrysur me kujtimet me te bukura per ty! Do jesh ylli qe do na ndriç gjithmonë”, ka shkruar Ilir Morina.
Në fund të tetorit, Morina kishte pësuar atak në zemër në stërvitje me Vushtrrinë dhe prej disa javësh ishte i shtrirë në spital duke luftuar me jetën. Ndërsa sot u dorëzua përfundimisht.
Erjon Morina e kishte nisur karrierën te FC Prishtina, derisa kishte luajtur edhe për skuadra të tjera në Kosovë si Besa Pejë, Drenica, 2 Korriku, Llapi, Malisheva, Ulpiana dhe së fundmi ishte pjesë e Vushtrrisë.
Federatat sportive, klubet kosovare dhe sportistët i kanë shprehur ngushëllimet e tyre për humbjen e jetës së futbollistit.
revista.one/