Ndahet nga jeta këngëtari nga Shkupi Ylber Aliu, ishte vetëm 33 vjeç

Ndahet nga jeta këngëtari nga Shkupi Ylber Aliu, ishte vetëm 33 vjeç

June 30, 2021 0

Këngëtari nga Shkupi, Ylber Aliu, ka ndërruar jetë pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Këtë gjë e kanë bërë të ditur figura të njohura të ekranit përmes postimeve të tyre në rrjetet sociale.

Ai vuante nga një sëmundje e veshkëve, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët në rrjete sociale.

Këngëtari njihet si artist, muzicient e interpretues i ilahive.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka shprehur ngushëllime për familjen e Aliut.

“Me pikëllim të thellë sonte mora lajmin për ndarjen nga jeta në një moshë shumë të re të muzicientit të mirënjohur Ylber Aliut.

Ylberi gjithmonë do të mbetet në kujtimet tona si një artist dhe muzicient, por edhe si interpretues i ilahive, e mbi të gjitha edhe si një njeri me virtyte të larta”, ka shkruar ndër të tjera Ganiu.

Disa nga personazhet që kanë shprehur publikisht ngushëllimet për familjen e 33-vjeçarit janë artistët e njohur Gold Ag dhe Adem Ramadani.

“Allahu të mëshiroftë o vlla Ylber, do t’na mungosh gjithmonë deri sa një ditë të takohemi në Xhenet me lejen e Krijuesit Mëshirplotë”, ka shkruar Gold Ag.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai të gjithë do të kthehemi

Si fëmi shumë jemi dashtë.

E sa herë kemi qenë bashkë, në shumë simpoziume, koncerte, emisione dhe pothuajse shumë të rralla janë projektet e mia ku ti nuk ke marr pjesë. Ti ke qenë një talent i rrallë, artist i madh dhe besimtar i vërtetë.

E duke qajt dert për sëmundjen tënde e kujtoj fjalën ku shpesh ma thoje – “ Allahu më ka dhënë shumë sabër “ Do t’më mungosh shumë Ylber. Lus Allahun e Madh që bashkë të jemi në Xhenetet e Tij të larta, atje ku më nuk ka sëmundje, nuk ka lot, as dhimbje e as vdekje. Ngushllimet më të përzemërta Familjes Aliu, ngushllime gjithë shqiptarëve”, është shprehur mes dhimbjes Adem Ramadani.

revista.one/