“Ndale luftën Putin, se do martohem!”, a e ka seriozisht “Kallashi”?
March 14, 2022Donjeta Kosumi, e njohur ndryshe si “Kallashi” bëri një deklaratë në rrjete sociale dhe i habiti të gjithë. “Ndaloje luftën se kam në plan të martohem”, ishte thirrja e saj për Putin, por në fakt e ka bërë në formë batute.
Në një intervistë për “Shqipëria Live” u shpreh se edhe nëse përfundon lufta, nuk do të martohet këtë verë se nuk e ka gjetur ende njeriun e jetës.
Donjeta: E bëra si batutë por nuk ma mori mendja që do bëhej si lajm. Nuk kam shkëmbyer mesazhe me të.
Pyetje: Po t’ja kishe numrin çfarë do ti thoje?
Donjeta: Nuk e di as vetë, normalisht si të gjithë, që ta ndalte luftën.
Pyetje: Nëse mbaron lufta, do të martohesh në verë?
Donjeta: Jo, unë e kam bërë si batutë. Nuk e kam gjetur ende njeriun e jetës, nuk ka diçka të vërtetë aty. Sa herë dal me shoqet që kanë fëmijë, më thonë të duhet një se të shkon shumë. Unë i kam shumë qejf fëmijët, jam shumë familjare.
Pyetje: Nëse do të ftonin në Big Brother VIP 2, do të pranoje?
Donjeta: Nga fundi ndoshta dhe do futesha. Pa telefon dhe e mbyllur, jo.
Ndër të tjera, Donjeta ka qëndruar larg faqeve rozë duke qenë se ka zgjedhur të mos performojë më si kërcimtare. Madje, tashmë nuk e pëlqen as ta thërrasin Kallashi dhe nuk i pëlqen aspak vetja kur sheh intervistat që ka bërë më parë.
“Tani nuk më pëlqen të më thërrasin Kallashi. Unë nuk mund t’i shoh intervistat, nuk mund ta shoh veten, e kam problem. Tani nuk po merrem me asnjë punë”, tha ajo.
revista.one/