Ndarja e bujshme me Arbenitën, Fero rrëfehet tek Arbana Osmani

Ndarja e bujshme me Arbenitën, Fero rrëfehet tek Arbana Osmani

October 23, 2025 0

Reperi i njohur nga Kosova, Fero, ka folur hapur për ndarjen e tij të bujshme nga modelja Arbenita Ismajli, duke sqaruar raportin që ka aktualisht me të dhe vajzën e tyre, pas akuzave të rënda që kanë hedhur ndaj njëri-tjetrit. Artisti tha se ka më shumë se një vit që nuk e ka parë vajzën e tij, ndërsa ka bërë përpjekje të shumta për ta takuar.

“Qëllimi im është vetëm të shoh vajzën, është bërë një vit. Dita e fundit ka qenë 5 tetor. Kam tentuar shumë herë ta takoj vajzën në mënyra të ndryshëm dhe nuk ka mundur”, tha ai në “Mirembrema Yje”.

Ai ka theksuar se pavarësisht komenteve që janë bërë në publik, nuk ka pasur qëllim të flasë keq për ish-partneren.

“Nuk kam fol keq për të,  ajo është nëna e vajzës time. Njerëzit e mi e dinë këtë. Por kur ke kaq shumë kohë që nuk e ke takuar vajzën, nga emocionet ka shpërthyer veç me pa vajzën ka ndodhur që kur jam ndjerë keq emocionalisht ka thënë ndonjë fjalë të pahijshme, për të cilat i kërkoj falje”, tha reperi.

Ai gjithashtu deklaroi se është mashtruar në një marrëveshje që kishte nënshkruar, duke besuar se ajo do t’i mundësonte kontakt me vajzën.

“Nënshkrova një marrëveshje që ajo të kishte të drejta dhe unë të takoja vajzën, aty u mashtrova nga motra e Presidentes kur u takova më të. Premtimi që ajo më ka dhënë është që unë të takoj vajzën dhe unë në bazë të premtimin nënshkrova marrëveshjen që më ka kushtuar shumë sepse akoma nuk mund ta takoj vajzën”, tha Fero.

Fero: Nuk kam fol keq për të,  ajo është nëna e vajzës time. Njerëzit e mi e dinë këtë. Por kur ke kaq shumë kohë që nuk e ke takuar vajzën, nga emocionet kam shpërthyer veç me pa vajzën. Ka ndodhur që kur jam ndjerë keq emocionalisht kam thënë ndonjë fjalë të pahijshme, për të cilat i kërkoj falje. Qëllimi im është vetëm të shoh vajzën, është bërë një vit. Dita e fundit ka qenë 5 tetor 2024.

Kam tentuar shumë herë ta takoj vajzën në mënyra të ndryshme dhe nuk kam mundur. Më është dashur të ndërmarr hapa nga institucionet e Kosovës. Kam kërkuar përgjigje prej tyte. Vendimi është që ta takoj 4 ditë në muaj, në fundjavë. Nuk është zbatuar vendimi… Është lëshuar urdhërarrest për të në Kosovës, tani kanë marr vendimet e veta për fletarresti ndërkombëtar. Vajza nuk ka ardhur në Prishtinë që prej vitit të kaluar. Ajo është larguar edhe me ndihmën e motrës së presidentes.

Unë jam vetë i lidhur me nënën time dhe nuk do doja që ajo të mos e kishte. Nënshkrova një marrëveshje që ajo të kishte të drejta dhe unë të takoja vajzën, aty u mashtrova nga motra e Presidentes kur u takova më të. Premtimi që ajo më ka dhënë është që unë të takoj vajzën dhe unë në bazë të premtimin nënshkrova marrëveshjen që më ka kushtuar shumë sepse akoma nuk mund ta takoj vajzën.

Fero iu përkushtua fesë islame pas divorcit nga ish-bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli.

Reperi tha ka mbi dy vite që praktikon besimin islam dhe se në fillim përshtatja ka qenë e vështirë për të, por me pas ai u mësua dhe çdo gjë shkoi mirë.

Fero tha se besimi në Zot i ka mësuar se çdo gjë në jetë ka vlerë dhe se e mirë nuk vjen kurrë prej të keqes.

Pyetje: Sa kohë ke që je pastruar dhe je rikthyer në besimin në Zot?

Fero: Kam dy vite e disa muaj…kam pas vështirësi 3 muajt e parë. Pas 3 muajt e parë kam marr veten shumë mirë dhe seni më i mirë gjatë asaj periudhe ka qenë, është se kam pa që jeta është shumë e mirë. Kam vlerësuar çdo gjë në jetë. Çdo njeri është mirë mos u afro me shoqëri të keqe. Asnjëhere nuk ka mirë prej të keqes. Kurrë nuk i lë vaktet e namazit.

revista.one/