Ndarja e çiftit mbretëror/ Fotografja që “hyri” mes Princit dhe Elias

Ndarja e çiftit mbretëror/ Fotografja që “hyri” mes Princit dhe Elias

December 27, 2023 0

Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia kanë zënë titujt kryesorë të mediave pas zbulimit se i kanë dhënë fund martesës.

Leka dhe Elia janë në proces divorci, por ende pa përfunduar me procedurat Princit iu zbulua lidhja e re e dashurisë. Sipas Living, Princi është në një romancë dashurie me një fotografe e cila është kujdesur të kurojë në detaje edhe profilin në rrjetet sociale të tij.

Fotot profesionale janë shtuar, por jo vetëm kaq, duket se fotografja ka rikthyer edhe buzëqeshjen në portretin e Lekës.

Princi bën “tag” në secilën foto që është shkrepur nga profesionistja Blerta Celibashi.

Të jetë Blerta që i ka marrë zemrën Princit?

Kujtojmë se të gjitha dyshimet për ndarjen me Elian nisën nga Princi, i cili pasi e hoqi nga lista e ndjekësve në Instagram hoqi edhe unazën e martesës.

Sipas burimeve për mediat, Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë qenë të ndarë fizikisht rreth një vit më parë, ndërkohë që procedurat ligjore për divorc kanë nisur kohët e fundit.

Shkak për vonesën e procedurave ligjore mësohet se është bërë pagëzimi i vajzës së tyre, Geraldina.

Gjithashtu bëhet me dije se mes Elias dhe Princit ka pasur një proces të gjatë negociatash duke u siguruar që çdo gjë të ndahej me mirëkuptimin e të dyve.

Sa i përket fotografes, burime nga miqtë e tyre pohojnë se , Blerta Celibashi dhe Princ Leka kanë nisur afrimitetin në javët e fundit.

Duket se marrëdhënia profesionale, ka nxitur dhe krijimin e një romancë mes tyre.

revista.one/