Ndarja nga Bashkimi – Arjani për Alvisën: “Ajo beson gënjeshtrat e saj”
January 25, 2022Teksa dukej se gjërat po shkonin si më së miri jashtë “Përputhen”, si një rrufe në qiell të pastër, një postim nga Bashkimi në Instagram ka habitur të gjithë.
Me 23 janar, ai ka njoftuar ndarjen nga Alvisa përmes një shkrimi në InstaStory.
Sipas tij, asgjë nuk ka qenë lojë por gjërat nuk kanë funksionuar jashtë.
Ky reagim ka habitur ndjekësit të cilët madje kanë dyshuar se mos bëhet fjalë për një hakim të llogarisë së djaloshit nga Mitrovica apo shaka 1 prilli.
Kjo u diskutua edhe në puntatën e fundit të “Për’puthen” ku ndër të tjerash, e komentoi edhe Arjan Konomi.
“Unë i kisha parë dhe në intervistat e fundit dhe gjithçka dukej shumë e ftohtë. Publiku mu kthye ashpër kur thashë për Alvisën që është një mitomane, pra beson dhe gënjeshtrat e saj. Duhet të kuptojnë të gjithë se unë kur flas kam analizuar thellë dhe nuk del kohë televizive për të treguar se si analizoj. Po diçka do e them, në 2 vjet “Për’puthen” nuk ka qenë askush që ka thënë gjatë gjithë kohës se unë jam e sinqertë, naive etj. Këto i thotë dikush që nuk i ka aspak. Unë s’i besova, një pjesë e publikut po e mirë ua bën Alvisa”, u shpreh ai. revista.one/